41-vjeçari Alfred Koxhaj, i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është ndaluar nga Policia e Fierit.
Ndalimi i tij erdhi pasi Gjykata e Apelit të Vlorës ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë, për dënimin e 41-vjeçarit, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/f.s