• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dënuar me 2 vite burg/ SPAK shuan shpresat për të ekstraduar Llallën, ish-kryeprokurori fiton statusin e azilantit politik në Itali

by Java News
13/02/2023 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë përgjatë viteve 2012-2017, Adriatik Llalla, ka fituar statusin e Azilantit Politik në Itali.

Vendimi për dhënien e statusit është marrë nga Gjykata e Romës, e cila pasi shqyrtoi kërkesën e Adriatik Llallës, urdhëroi miratimin e kërkesës, duke i hapur rrugën procedurave të mëtejshme të marrjes së pasaportës italiane, që lëshohet përmes strukturave të Ministrisë së Brendshme.

Gazetari Elton Qyno bën me dije se Llalla ka fituar statusin e Azilantit, duke sjellë vështirësi serioze dhe zbehur shpresat për ekstradimin e tij.

Adriatik Llalla, prej muajit Shtator 2021, kishte nisur një betejë ligjore në Romë, duke bindur drejtësinë e këtij vendi se përndjekja dhe dënimi i tij me 2 vite burgim në Shqipëri, ka qenë një iniciativë politike dhe jo e pavarur.

Llalla, mësohet të ketë bindur gjykatën duke i servirur një sërë deklarata sulmesh me eksponentë politikë në Shqipëri dhe jo vetëm, duke pretenduar se procesi penal kundër tij, është ndikuar politikisht.

Pretendimet e ish-kryeprokurorit Llalla, janë pranuar nga Gjykata e Romës, e cila ka miratuar kërkesën, duke parë dhe sjelljen e Llallës, gjatë kohës që ka qëndruar përgjatë 1 viti e gjysëm në këtë shtet.

Me marrjen e statusit të azilantit politik dhe fitimit të pasaportës italiane, njëherësh Adriatik Llalla nxjerr “Nul” dhe procesin e ekstradimit të tij në Shqipëri, duke e renditur çështjen e tij, në listën e atyre dosjeve që kanë dështuar për sa i përket ekstradimeve.

Hetimi ndaj Llallës, u regjistrua vetëm disa muaj pasi ai kishte lënë detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Çështja nisi fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e “fshehjes së pasurisë”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të parave”.

Llalla, u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën lëndore dhe dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Akuzat ndaj tij u tkurrën në vitin 2021, ku SPAK njoftoi më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, për të cilën Llalla u dënua në mungesë nga gjykata me dy vite burgim./m.j
Next Post
“Lëre djalin të shprehet”/ Luizi i jep lajmin e papritur Deas: Kristi të ka qejf, ma ka thënë mua

"Lëre djalin të shprehet"/ Luizi i jep lajmin e papritur Deas: Kristi të ka qejf, ma ka thënë mua

Comments 1

  1. mergim tari says:
    4 years ago

    Sekuestroni pasurine.
    Tokat, apartamentet, makinat, garazhet. Po nuk u kthye e gjithe placka e vjedhur, nuk vlen asgje, as deniemet, madje as vetingu.
    Duhet te hiqet gjithashtu “parashkrimi” I cdo vepre penale qe eshte e denueshme ne cdo sistem. Ndryshe te gjithe marrin azil dhe kthehen ne Shqiperi pas 5-10 vjetesh, duke gezuar vjedhjet qe I kane bere atij populli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

November 2, 2026
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

November 2, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In