Artur Vaqo, 46 vjeç, banues në Durrës ra në prangat e policisë së qytetit bregdetar, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
46-vjeçari rezulton i dënuar në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
“Strukturat e Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe lëndë narkotike, si dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Artur Vaqo, 46 vjeç, banues në Durrës
Gjykata e Torinos, këtë shtetas e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Drejtim i organizatës kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Përdorimi i armëve të zjarrit”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, thuhet në njoftimin e Policisë.
g.kosovari