I dënuar me 11 vite burg për vrasje, arrestohet në Tiranë Klement Zguro

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “END”, zhvilluar nga Komisariati Nr. 3 për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri të lartë. Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Mikel Maruli” u arrestua Klement Zguro (i njohur edhe si Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë me 11 vite burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

‘Kapet 43-vjeçari i dënuar me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “END”, si rezultat i të cilit u bë kapja, në rrugën “Mikel Maruli”, e shtetasit në kërkim Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim. 43-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale’, njoftoi policia.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com