• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I dedikoi burrit librin “A je me mua?”, gruaja akuzohet për vrasjen e tij

by A R
11/05/2023 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rasti i Kouri Richins është padyshim një nga ata më të rrallët dhe të frikshmit. Kush do ta mendonte apo dyshonte, se ajo mund të kishte gisht në vrasjen e bashkëshortit të saj, të cilit i dedikoi dhe një libër pas vdekjes.

Mediat e huaja shkruajnë se nëna e tre fëmijëve, Kouri Richins nga Utah ishte ajo që telefonoi policinë natën vonë në Mars të vitit të kaluar duke iu thënë se burri i saj Eric Richins ishte akull i ftohtë dhe nuk po reagonte. Kur u mor në pyetje nga forcat policore, Kouri rrëfeu se pak para se ai të ndërronte jetë, ajo i kishtë dhënë një pije vodka të përzier.

Pas vdekjes së tij, ajo shkroi një libër të cilin e titulloi: “A je me mua?” Ky libër sipas saj do t’u vinte në ndihmë sidomos fëmijëve të cilët kishin përjetuar humbjen e një personi të shtrenjtë. Për radiostacionin lokal KPCW ajo u shpreh se ky libër do të sillte paqen dhe për 3 fëmijët e saj.

“Ia dedikoj këtë libër burrit tim të mrekullueshëm, babait të mrekullueshëm”, shprehej Kouri.

Kouri Richins

Por pas gjithë kësaj historie në pamje të dhimbshme për të, dilnin njëra pas tjetrës prova që e bënin atë të dyshuarën kryesore për helmimin e burrit të saj.

Dy muaj pas botimit të këtij libri, zonja Richins u përball me akuzat si e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit dhe posedimin e një ilaçi të quajtur GHB me të cilin dyshohet se helmoi Eric.

Pas ekzaminimeve mjekësore u zbulua se Eric vdiq prej mbidozës së fentanilit. Autoritetet gjetën dokumente që provonin se në periudhën Dhjetor 2021-Shkurt 2022, Kouri i kishte kërkuar një personi me precedentë penalë përmes një telefonate, ilaçe kundër dhimbjes së shpinës. Këto pilula që ajo mori, dyshohet se ja hodhi burrit të saj në ushqim darkën e Shën Valentinit.

Në dokumentet e gjykatës thuhet po ashtu se Eric para ngjarjes i kishte thënë një shoku të tij se e shoqja po tentonte ta helmonte me doza të forta të fentanilit. Tashmë Kouri do të përballet me trupën gjykuese në datë 19 Maj.

/a.r

Next Post
Historike/ Donald Trump bëhet i pari president që akuzohet për çështje penale

Trump rikthehet në CNN dhe sulmon BE-në: Duhet t’i japë më shumë para Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In