• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dashur Muç, jemi të dënuar të jetojmë në “qenefhane”

by Ilir Yzeiri
06/11/2019 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

I dashur, Muç! Dua ta shtyj më tej monologun e ditës së martë në emisionin tënd « Provokacija », jo vetëm pse tema që ti prek aty është thelbësore, jo vetëm pse gjithmonë monologjet e tua janë klithma të dëshpëruara të një njeriu që po sheh siç thoshte Bogdani se “dijet u vdarën”, por për të të pohuar me dhimbje, miku im, se më duket, tani për tani, jemi të pashpresë.

Ti, me shumë të drejtë, ashtu si një javë a dy më parë, që rebeloheshe për performancën e një hoxhe që zapton ekranin dhe reciton kuranin në arabisht, edhe këtë radhë, vije duart në kokë pasi kishe dëgjuar këngët shqiptare më të ndjekura në Yuotube dhe tekstet e tyre banale skandaloze i paraqisje edhe për ne të tjerët, për të na thënë të gjithëve se shiko ku kemi arritur. Unë do të shtoja se ka kohë që jemi të rrethuar, ka kohë që jetojmë si një një “qenefhane”.

Jam përpjekur dhe unë ta kuptoj se përse po shndërrohemi në një vend që i ngjet një mejhaneje të madhe, ku të gjithë flasin si gjysmë të çmendur, ku nga mëngjesi në darkë flitet vetëm për krime, për trima e kriminelë dhe këngët tona apo arti më popullor, siç quhet, sundohet nga repistat e katundit që aktualizojnë ligjërimin e rrugaçëve dhe të banditëve, të cilët, pasi kanë kryer aksionet e ditës, pra, pasi kanë dhënë porositë për grabitje, për shpërndarje droge e për kërcënime, mblidhen në mejhane dhe nisin i mburren njëri-tjetri se çfarë janë në gjendje të bëjnë me femrat dhe si i nënshtrojnë ato.

Pastaj ngrihen edhe femrat dhe nën modelin e këtyre trimoshave i kërcënojnë se edhe ato mund t’ua shkatërojnë jetën. Kjo është topika e këtyre këngëve. Këto janë historitë që ato tregojnë. Mesazhet merren lehtë me mend.

Të kuptohemi drejt, në çdo shoqëri ekzistojnë grupe të ndryshme shoqërore dhe secili ka të drejtë ta jetojë jetën si të dojë. Fjala vjen, ky lloj kalbëzimi i jetës te ne, gjithsesi, nuk është aq tragjik sa ringjallja e nazizmit në Dresden të Gjermanisë. Por, te ne ka një ndryshim. Vendet e qytetëruara e kanë të shenjtë hapësirën publike dhe hierarkinë e vlerave. Shqiptarët, siç thoshte Dora D’Istria, për të gjitha vendet e Ballkanit kanë vetëm një kult dhe i falen vetëm një perëndije- FORCËS. Kulti i forcës përshkon gjithë veprimet tona dhe është kriteri mbi të cilin ne hyjmë në marrëdhënie me të tjerët. Narrativa e jetës sonë në këta tridhjetë vjet përshkohet vetëm nga rrëfimi për këta heronj.

Po le të vijmë te kënga, i dashur Muç! Ti, ashtu si unë, e di që kënga sot ka rigjallëruar poezinë dhe, siç thonë disa studiues, kantautorët e famshëm po e kthejnë poezinë në origjinën e saj. Siç dihet, në antikitet poezia këndohej. Në Europë dhe Amerikë, çdo brez ka kantautorin e tij dhe identifikohet me të. Ne jemi fatkeqë në këtë pikë sepse i kemi të pakta referenca të tilla. Megjithatë, qoftë në vitete e para të komunizmit, por edhe më vonë, qoftë këngët shkodrane apo edhe lirikat korçare, janë një pasuri e pamohueshme. Traditë do të thotë përsëritje, rikujtim.

Dhe këtu vijmë te defekti i dytë antropologjik që kemi ne, i dashur Muç, që është harresa. Dhe tjetra, më e rëndësishmja, ne nuk kemi respekt për hapësirën publike. RTSH-ja, institucione të tjera publike mund të jepnin një kontribut të pashoq për të promovuar gjithmonë në këtë hapësirë publike vlerat dhe këngët e këngëtarët më të mirë duke krijuar kështu një lloj gare. Po ashtu, organizimi i koncerteve në salla të mbyllura e të hapura me këta këngëtarë, mund të ishte një shpëtim.

Nuk dua të bie në ngasjen për të bërë lista, por do të përmend vetëm një a dy shembuj: Pirro Çako me këngët mbi poezitë e Teodor Kekos ka krijuar një model dhe një traditë të mrekullueshme. Personalisht, çdo pasdite dëgjoj me të njëjtën kënaqësi edhe këngët e tij edhe të ndonjë këngëtari të huaj. Naim Krasniqi në Kosovë dhe grupi i tij Polifonia me këngët korçare janë një performancë e shkëlqyer. Të thashë, i dashur Muç, që po përmend vetëm dy shembuj.

Mirëpo që të menaxhosh hapësirën publike edhe kjo kërkon përvojë, dhimshuri dhe përkushtim. Për fat të keq, ende nuk e shohim atë. Ç’të të them tjetër, miku im! Ah, se desh harrova! Po nja dy emisione të pasdites i ke ndjekur ? Ke parë se në çfarë gare vihen moderueset që për çudi vetëm qeshin se cila femër do të vijë si e ftuar dhe cila do të tregojë më mirë se kush ia paguan pushimet në Dubai, si e ka sfiduar kolegen me pishinën që ka bërë kohët e fundit dhe si ia ka përplasur asaj tjetrës. Po e mbyll këtu, miku im, se më duket edhe unë ashtu si ti po “mih me shatë në ujë”, siç thoshte Fishta. Do të ishte mirë ta sillja të plotë poezinë e Fishtës, “Metamorphosis”, po shkon gjatë.

Next Post
Nga vrasja me tritol e Konomit, tek atentati ndaj Ndojës. Gjashtë ngjarjet e bujshme që çojnë te Gjiri i Lalzit

Nga vrasja me tritol e Konomit, tek atentati ndaj Ndojës. Gjashtë ngjarjet e bujshme që çojnë te Gjiri i Lalzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bulevardi i bllokuar gjithë ditës! Protestuesit flenë dhe zgjohen përpara Kryeministrisë, kalojnë ditën me çadër para godinës

Bulevardi i bllokuar gjithë ditës! Protestuesit flenë dhe zgjohen përpara Kryeministrisë, kalojnë ditën me çadër para godinës

June 21, 2026
Dimensionet e frikshme të incidentit në ambasadën e Izraelit

Dimensionet e frikshme të incidentit në ambasadën e Izraelit

June 21, 2026
Kinematografia shqiptare në kryeqytetin e Spanjës. Dy ditë kushtuar pesë dekadave të filmit shqiptar në Círculo de Bellas Artes

Kinematografia shqiptare në kryeqytetin e Spanjës. Dy ditë kushtuar pesë dekadave të filmit shqiptar në Círculo de Bellas Artes

June 21, 2026
ANALIZA E REL/ Pse reduktimi i KFOR-it në Kosovë shkon përtej çështjes ushtarake?

ANALIZA E REL/ Pse reduktimi i KFOR-it në Kosovë shkon përtej çështjes ushtarake?

June 21, 2026
“Do t’i godasim shumë fort”, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, po shkaktojnë shumë probleme

“Do t’i godasim shumë fort”, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, po shkaktojnë shumë probleme

June 21, 2026
Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve

Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve

June 21, 2026
Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

June 21, 2026
Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

June 21, 2026
Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

June 21, 2026
Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In