• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dashur Lulzim, lëshoje Salin!

by Altin Ketro
08/03/2019 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Nuk e kam fjalën për doktor Berishën, se ai është jashtë kompetencave të Lulzim Bashës, po bëhet fjalë për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji. Sapo në media doli lajmi se ai është marrë i pandehur për akuzën “Kallëzim të rremë” mbi çështjen “Babale”, Partia Demokratike nuk i rezistoi dot tundimit për të dalë menjëherë me një deklaratë në mbrojtje të tij dhe me akuza ndaj prokurorisë.

Aktualisht kemi dy modele sjelljeje në këtë drejtim. Njëri model është ai i mazhorancës socialiste e cila ka marrë angazhim që jo vetëm nuk do i bëhet pengesë prokurorisë në hetimet ndaj eksponentëve të saj, por nuk do i ofrohet as mbrojtje politike kujtdo nëse do përballen me akuza, duke i lënë ata të vetëm me prokurorinë. Kjo, në fakt, ka ngritur edhe atë perceptimin se PS-ja, ose më saktë, Edi Rama, i shet të vetët. Pra, mungesa e mbështetjes politike u merret si shitje e shokëve të armëve.

Rasti më domethënës është ai me ish-ministrin Tahiri, të cilit jo vetëm nuk iu ofrua koracë politike, por edhe ai vetë e ndoqi në heshtje të plotë të gjithë procesin e hetimit me një vendosmëri që çështja të zbardhej sa më shpejt.

Në krahun tjetër, atë opozitar, kemi tjetër situatë. Aty koraca politike që u jepet përfaqësuesve të saj është aq e fortë, saqë as bomba atomike nuk bën derman ta thyejë. Ka edhe aty një shembull kuptimplotë, siç është rasti i kryebashkiakut të Lezhës, i cili u mor i pandehur për çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdet. Çdokush e mban mend grupin e zjarrit që zuri pusi tek hyrja e Gjykatës së Lezhës për të ushtruar presion psikologjik mbi trupin gjykues, aq sa e detyroi gjykatën ta transferojë çështjen në Tiranë në pamundësi për t’u shprehur në liri të plotë vendimmarrje. Aq i madh ishte presioni, saqë edhe Tirana nuk shkoi dot më larg se “arrest shtëpiak”, si një e mesme për të mos bërë shumë dëm. Edhe sikur kryebashkiaku të ishte qelibar në çështjen e tij, mjafton ky presion politik i rrugës për ta paragjykuar në të gjithë dimensionet e tij.

Dhe për habi, kjo mbrojtje politike që PD-ja u bën të vetëve asaj i merret si vlerë, si diçka pozitive, duke u trajtuar si model për t’u dhënë krahë çdo keqbërësi e ligj shkelësi se çfarëdolloj gjëje që të bëjnë, kanë nga pas dorën e ngrohtë të partisë që nuk i lë në baltë në ditë të vështira.

Edhe në rastin e ish-deputetit Salianji, PD-ja vijoi avazin duke e trajtuar çështjen në aspektin politik dhe duke i bishtnuar thelbit. Që prokuroria ka prova të mjaftueshme që për rastin në fjalë kemi të bëjmë me kallëzim të rremë, kjo u kuptua qysh në momentin kur zotëria mori përsipër publikimin e video-përgjimit të famshëm, nga ku dukej ashiqare se kishim të bënim me një montazh të kapur shumë keq, ku asnjë subjekt e personazh i përmendur nga Babalja nuk krijonte një vijë logjike lidhje. Përkundrazi, kishte vetëm thashetheme pa datë, orë, vend ngjarje, gjeneralitete të plota të të dyshuarve apo dëshmitarëve, etj., etj.

Kjo mani për të bërë viktimën ende pa nisur gjyqi, është shumë e dëmshme. Nëse çështja është politike, ajo është lehtësisht e fituese. Bile, politikanët, çështje të tilla ku t’i gjejnë, sepse prej tyre dalin edhe më të fortë.

Personazhi i marrë i pandehur u bë i njohur në publik më së shumti prej momentit kur në një media (pranë opozitës) u publikua një komunikim konfidencial me celular që ai bënte me një ish-deputete demokrate në seancë plenare. Prishja e imazhit prej atij rasti, atij i shërbeu që t’ia dinte vlerën këtyre përgjimeve pa mendje. Që nga ai moment ai u investua i tëri për të siguruar materiale “komprometuese” për kundërshtarët politikë në mazhorancë. Aq seriozisht e mori këtë lloj pune, saqë çfarëdo materiali që t’i binte në dorë, pa asnjë verifikim paraprak, e hidhte për konsum publik. Përfshi edhe rastin më të fundit, me policin e Gruemirës, ku çuditërisht tek celulari i tij kishin mbërritur materiale më të plota se sa tek vetë portali që i publikoi i pari.

Tashmë që njëri prej denoncimeve të tij më të bujshëm, atij të njohur me emrin “Babale”, i erdhi fundi i hetimit dhe çështja ka shkuar në gjykatë, nuk i del vetë për zot që të përballet me dinjitet përpara trupit gjykues, por lejon (s’di të them nëse ua ka kërkuar), Partinë Demokratike të prononcohet publikisht e ta marrë në mbrojtje politike.

Në rast se si PD-ja do të kishte vepruar PS-ja me të vetët, mbi të do ishte derdhur jo vetëm batareja e opozitës, jo vetëm që do analizohej në emisionet e mbrëmjes, por kjo gjë do ishte dërguar si argument edhe nëpër kancelaritë evropiane prej opozitës, si tregues i mbrojtjes që mazhoranca po i bën krimit.

Prandaj, i dashur Lulzim, lejoje një prej beniaminëve të tu që të përballet vetë me organin e akuzës në dyert e gjykatës. E di që e ke sërish gati grupin e zjarrit që s’përton të rrijë brenda e jashtë sallës së gjyqit për të ushtruar presion ndaj organeve të drejtësisë. E di që heqja e mbrojtjes politike lë zbuluar këdo tjetër rrotull teje që do përballet nesër me këto organe, por bëje një përçapje. Që të bëhesh i besueshëm (o Zot sa fjalë e madhe), lëshoji e mos u jep mbështetje politike kujtdo që do përballet me ligjin. Është mision i vështirë e ka risqet e veta, por ti duhet të guxosh. Apo mos vallë po i paraprin me këto mburoja politike një përballjeje tënden me drejtësinë? Nuk është çudi! 

Next Post
Nga Salizmi, tek Salianizmi!

I pandehuri Ervin Salianji paraqitet në Prokurori, ja çfarë thotë ish-deputeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In