• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dashur Franko! Po të shkruaj sot, ato që s’munda të t’i thosha dje!

by Martin Leka
05/04/2017 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin LEKA

I dashur Franko!

Po të shkruaj sot, ato që s’munda të t’i thosha dje!

Dhe e di pse?

E para, sepse nuk isha i sigurt nëse do mundja të disiplinoja emocionet përballë qindra miqve që kishin ardhur për të të dhënë lamtumirën e fundit. Për më tepër, përballë Teftës, së cilës, përgjithmonë do i këndosh vetëm “Zemrën e lodhur”.

E dyta, sepse unë, përveçse miku yt dhe i Teftës, jam edhe njëri ndër mëkatarët që s’mundën ta ndalojnë stresin e punës tënde në RTSH.

Ti e di mirë zakonin tonë kur, pas ikjes, të gjithë flasim mirë, jemi të sjellshëm dhe bëjmë sikur të gjithë kemi qenë miq e të dashur me ata që ikin…

Unë, si mijëra të tjerë në Shqipëri e jashtë saj, që jo vetëm të njohin, por edhe kanë dëgjuar këngët që ti kompozove dhe këndove, mund të them plot të tilla. Për më tepër, duke të njohur në punën e përditshme, unë veçse mund të shtoj diçka më shumë dhe që s’besoj se m’i kundërshton kush!

Ja, për shembull:

Ti ishe kaq i thjeshtë.

Ti ishe me një karakter të spikatur.

Ti ishe një punëtor i palodhur.

Ti ishe një guximtar.

Ti ishe kaq i qetë, sa na vure të gjithëve në “gjumë” e nuk arritëm ta kuptonim heshtjen tende.

Ti ishe shumë i dashur me ata që të deshën. Edhe me mua!

Ti ishe një antikonformist i bindur.

I dashur Franko!

Shumë e shumë më tepër se kaq t’i kanë thënë e shkruar mijëra njerëz sapo morën vesh që ti ike atje lart. Të kanë thënë e shkruar këngëtarë e kompozitorë, folës e gazetarë, punëtorë të thjeshtë e intelektualë, të njohur e të panjohur! Madje edhe politikanë…

Të kanë vlerësuar e të kanë përmendur rininë tënde rebele, stilin tënd të veshjes, ritmet e muzikës së ndaluar, persekutimin e kohës, barakën prej druri në Fushë-Arrëz, modën që solle në vitet e rinisë tënde, këngët e bukura të mëvonshme, e shumë e shumë të tjera!

I dashur mik!

Ti ike shumë herët, shumë shpejt; si në një aksident. Nuk pate as kohë të vuaje nga sëmundja e menjëhershme. Mirësitë që bëre në jetë ta kursyen vuajtjen. Veçse u tregove pak cinik e i pabesë: ua le dhimbjen përgjithmonë Teftës, gruas së rrallë që të dashuroi (ta tha dje) atëherë kur të tjerët s’të flisnin me gojë, Anjezës e Baltionit, Andetës e Rozanës, vëllait e motrave. T’i shikoje dje sa dhimbje kishin për ty, nuk do ta bëje gabimin e madh të jetës, ikjen prej tyre!

E di që nuk të vjen mirë që po të shkruaj kështu, e di edhe që do ma grisje menjëherë këtë copë letër, por unë nuk mund të rri pa të thënë dhe dy fjalë të tjera:

Ty ta shpejtuam ikjen të gjithë nga pak, ca naivë (edhe unë) e ca hipokritë:

Që s’të kuptuam

Që s’të dëgjuam

Që s’të njohëm mirë

Që s’ta lexuam heshtjen

Që s’të gjetëm “Adresën”

Që s’të kapëm ritmin, edhe kur ti ecje me “Biçikletë”

Që s’të bëmë “Një telefonatë zemrash” kur ti kishe nevojë…

Ndaj na mblodhe dje, si të përhumbur në terr për të na thënë: “Ky fat na ra”, “Humbet pranverën”…

Ke të drejtë. Problemi nuk është me disa që ikin, por me ne të gjallët. Mbi tokë ecin shumë njerëz, por shumë pak prej tyre lënë gjurmë!

Ti, ishe ndër të paktët!

a.ç

 

Next Post
Opozita kosovare: Jabllanoviçi në krye të Listës Serbe – paradoks

Opozita kosovare: Jabllanoviçi në krye të Listës Serbe – paradoks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In