• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I dalin 85 mijë dollarë ‘tepër’, nesër vendimi për gjyqtarin që liroi nga burgu Lul Berishën

by A R
21/11/2019 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni, i cili ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, rrezikon të shkarkohet nga detyra për shkak të mosjustifikimit të një pjese të pasurisë me të ardhura të ligjshme. Pavarësisht pretendimeve të tij se kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe, trupi gjykues përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj, Pamela Qirko arriti të lexonte konkluzionet e hetimit rreth ligjshmërisë së pasurisë së gjyqtarit, duke hedhur poshtë pretendimet për gjendjen shëndetësore. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari Arben Vrioni rezulton në total për të gjitha vitet deklarimit të pasurisë me një mungesë burimesh financiare prej 9.3 milion lekësh. Nga hetimi, ka rezultuar se gjyqtari nuk justifikonte me burime të ligjshme blerjen e një apartamenti në vitin 2000.

Po ashtu, KPK ka ngritur dyshime për blerjen e një tjetër apartamenti, dy vjet më vonë. Apartamenti tjetër është blerë nga nëna e gjyqtarit në vitin 2002, ku ka paguar si kapar 1.5 milionë lekë, në një kohë kur apartamenti kishte vlerën 4.5 milion lekë. Në fund, kontrata për blerjen e kësaj pasuria ishte mbyllur nga gjyqtari me vlerën 1.9 milionë lekë. Dyshime u ngritën edhe sa i takon transaksioneve për blerjen e një makine 12 mijë USD. Gjithashtu, gjyqtari i ka marrë borxh baxhanakut 25 mijë paund për të paguar shkollimin e të bijës në Britani, por vetëm disa ditë më vonë, nëna e gjyqtarit, i ka çuar baxhanakut të Vrionit 35 mijë dollarë.

Ndërkaq, e pazakontë ishte mbrojtja e gjyqtarit. Ai tha se e bija ishte nxënëse e shkëlqyer. Gjyqtari pohoi gjithashtu se kishte prejardhje nga një familje e njohur dhe me tradita. Sipas tij, pasardhësit kishin firmosur deklaratën e pavarësisë, ndërsa shtoi se gjyshi i tij ishte pushkatuar pa gjyq. Gjyqtari kundërshtoi edhe gjetjet e hetimit të KPK për pasurinë e tij. Ndërkaq, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të shpallë sot vendimin e për fatin e gjyqtarit të Apelit të Durrësit. Në seancën e djeshme, gjyqtari paraqiti një listë kërkesash, të cilat që të gjitha sillnin si pasojë shtyrjen e procesit. Pjesë e kërkesave të gjyqtarit ishte edhe përjashtimi i trupës gjykuese, me pretendimin se ishte e njëanshme, ndërsa në fund tha se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe.

Next Post
Trump: Irani po përpiqet të fshehë tragjedinë

Trump: Irani po përpiqet të fshehë tragjedinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In