• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I çmendur pas Uzunit! Tifozi nga Argjentina bën mbi 11 mijë kilometra për ta takuar

by A R
18/12/2024 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, po kalon një formë të shkëlqyer me Granadën në Spanjë.

Bomberi kuqezi ka shënuar tre gola në ndeshjen ndaj Kartagjenës, duke e vulosur rezultatin në 4-1 për skuadrën e tij, e cila po lufton për t’u rikthyer në La liga.

Me këto tre gola, Uzuni shkon në kuotën e 14 realizimeve këtë sezon me Granadan në 16 ndeshje, ku ka dhuruar edhe një asist.

14 golat e shënuar e kanë bërë sulmuesin beratas, i cili në këtë sezon ka mbajtur në disa ndeshje edhe shiritin e kapitenit te Granada, idhullin e tifozëve vendas.

Të gjithë janë të çmendur pas Uzunit dhe këtë e vërteton më së miri rrugëtimi që një tifoz i Granadës nga Argjentina, ka ndërmarrë për të takuar idhullin e tij më të madh.

Vogëlushi nga provinca e Tukaman në Argjentinë ka përshkruar mbi 11.600 kilometra për të parë nga afër duke luajtur sulmuesin kuqezi në stadiumin e skuadrës së tij të zemrës.

Dhe lodhja e mundimi ja vlejtën pasi Granada ia plotësoi ëndrrën djaloshit argjentinas për të takuar nga afër Myrto Uzunin pas ndeshjes me Kartagjenën, ku sulmuesi shënoi një tripletë.

Në ambientet e jashtme të stadiumit “Nuevo Estadio de los Carmenes”, Uzuni u ndal të përqafonte fansin e tij të çmendur, duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër me të, e duke shfaqur shumë afrimitet.

Bomberi kuqezi i ka firmosur edhe fanellën me numrin 10 që djaloshi argjentinas mbante veshur, duke plotësuar kështu një natë të mrekulleshme për të dy, me emocione të papërshkrueshme.

Sakaq Uzuni në përfundim të sfidës ku tundi tre herë rrjetën u bë protagonist pasi këndoi në kor himnin e tifozëve të Granadas me fansat që e duan dhe e adhurojnë tashmë.

Ai ishte dirigjenti i korit dhe me pasion këtë detyrë e përmbushi me përsosmëri deri në fund, ndërsa shokët e tij të ekipit e ndoqën me adhurim.

Next Post
Izraeli vret 16 civilë palestinezë, SHBA dhe Kajro presion Tel-Avivit të ulet në bisedime

Izraeli vret 16 civilë palestinezë, SHBA dhe Kajro presion Tel-Avivit të ulet në bisedime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In