• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I burgosuri sheikut/ Vazhdon “loja e shahut” midis PSG dhe Barcelonës për të shpëtuar ushtarin Neymar

by Java News
01/08/2019 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Loja e shahut” me tri drejtime midis PSG, Barcelonës dhe Neymar vazhdon. Ka pothuajse ndonjë gjysmëlëvizje të qartë, por prapa skenave operacioni “zien”. Secili “aktor” është në rolin e tij, duke mbajtur pozicionin zyrtar. Megjithatë, të gjithë e kuptojnë se do të duhet të lëvizin nga pozicionet e tyre fillestare, nëse dëshirojnë që ky operacion të realizohet. Te Barça e dinë mirë se PSG do të preferonte që braziliani të mos përfundonte me fanellën azulgrana, por e kuptojnë se ekziston ende një mundësi minimale për ta kryer këtë operacion. Strategjia katalanase është e qartë, të qëndrojnë në pritje, me shpresën se kalimi i ditëve do të bëjë që operacioni “të piqet”.

Sidoqoftë, Neymar ka filluar të dëshpërohet. Ai po e vuan shumë faktin se fillimi i sezonit të ri sa vjen dhe afrohet, ndërsa është akoma në radhët e skuadrës pariziene. Nga këndvështrimi i sulmuesit brazilian është e nevojshme që Barcelona të bëjë një gjest, të zyrtarizojë një ofertë, qoftë edhe sa për sy e faqe. Një veprim, që e detyron PSG-në të “shqiptohet” (prononcohet). Ky është sinjali që braziliani po pret nga katalanasit, që të fillojnë të bëjnë presion të vërtetë ndaj Al-Khelaïfi.

PSG, nga ana tjetër, beson se koha luan në favor të vet. Kampionët e Ligue 1 ishin të parët, që thanë se Neymar i kishte dyert e hapura, nëse me të vërtetë dëshironte të largohej, por besojnë, po ashtu, se me të në radhët e tyre, ata janë ekip më i fortë. Parizienët besojnë që, nëse çështja nuk evoluon dhe sezoni fillon pa ndryshuar e ardhmja e Neymar, lojtari do t’i përmbushë pritshmëritë si profesionist. Përveç kësaj, ekziston problemi i egos në dhomën e zhveshjes së PSG, në të cilën Kylian Mbappé ka filluar të pretendojë fronin e më të mirit. Talenti francez dëshiron të jetë lideri i ekipit dhe e di se me Neymar, duke u përplasur me brazilianin, gjithçka do të jetë më e vështirë.

Në rast se e gjitha kjo “telenovelë” mbetet pa asnjë zhvillim konkret, pra Neymar qëndron në Paris, në ekipin kryeqytetas do të bëhet një përpjekje për të qetësuar shpirtrat dhe për ta ulur tensionin në minimum. “Le Parisien” informon se strategjia e klubit galik është që deklaratat publike mbi këtë temë të pushojnë dhe gjithçka të zgjidhet brenda familjes. Në thelb, kjo ka të bëjë me rehabilitimin e imazhit të Neymar, në rast se ky i fundit qëndron dhe duhet të ribashkohet me tifozët e “Parkut të Princave”.

Në këtë drejtim, së shpejti do të zhvillohet një takim i Leonardos me Neymar për të provuar paqtimin mes palëve. Në të, drejtori sportiv i PSG do të tregojë lehtësinë për të hedhur pas krahëve gjithçka ka ndodhur së fundi. Një takim, para të cilit lojtari do të donte një ofertë zyrtare nga katalanasit, për të provuar ta shtrëngonte pak më shumë litarin…

Neymar është tepër i prirur për ta lënë PSG dhe të rikthehet te Barcelona. Si Verratti në atë kohë, ai ndjehet i burgosur nga sheiku dhe ka besim se Barcelona do të vijë në shpëtimin e tij. Sidoqoftë, katalanasit janë të qartë se nuk mund të bëjnë asnjë çmenduri, apo të lënë kokën për një lojtar, që i braktisi dy vite më parë. Neymar iu intereson, po, është e vërtetë; por jo me cilindo çmim./telesport

g.kosovari

Next Post
Morali i atyre që duan të bëjnë pis Ambasadorin e BE

Morali i atyre që duan të bëjnë pis Ambasadorin e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!

March 18, 2026
Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

March 18, 2026
Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

March 18, 2026
Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

March 18, 2026
Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

March 18, 2026
“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In