• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I “burgosuri politik”…

by Artur Ajazi
30/01/2024 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Termi “i burgosur politik”, në Shqipëri ka hyrë pas arrestimit të Fatos Nanos. As që mendohej më parë që, kur abuzon, kur vjedh, kur mashtron, kur pasurohesh në miliona euro, kur shkel ligjet,  dhe arrestohesh, mund të quhesh “i burgosur politik”. Kjo ka ardhur si pasojë e keqkuptimit të sistemit demokratik. Ka ardhur si pasojë e abuzimit ditën me diell, të veprimtarive antiligjore, kriminale, dhe abuzive të atyre që janë kryetarë partish, politikanë, etj.

Sikur kjo të ndodhte me ndonjë qytetar të thjeshtë, askush nuk do të kujtohej. Buja më e madhe, jep dhe “britmën” më të madhe. Kësaj i bie që, kur vjedh kryetari i partisë, politikani apo ish-kryeministri, nuk duhet të arrestohet, nuk duhet të hetohet dhe dënohet.

Ndarja në “autoritete dhe masë”, është e gabuar, aq sa e paligjshme në sistemet demokratike. Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë interesante dhe domethënëse përsa i përket integrimit dhe afrimit dinjitoz në strukturat europiane. Nuk ka kuptim dhe nuk mund të tolerohen më, insinuata të tilla ndaj atyre që vjedhin, abuzojnë, pasurohen, shkelin ligjin dhe sjellin humbje jete në komunitet, dhe kur hetohen dhe  arrestohen, ti quajmë “të burgosur politikë”. Po pse?

Në Kushtetutën e Shqipërisë (dhe kushtetutat e tjera të botës veç asaj të Rusisë apo Korese Veriut) gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, si politikani i lartë ashtu edhe punetori dhe fshatari. Në diktaturë, ishte dhe është ndryshe. Ndaj, është paradoksale, që edhe pas 33 vitesh, në Shqiperi të ekzistojë mendësia komuniste, aq më keq akoma, provincialiste.

Nuk mund të quhesh “as i burgosur politik, dhe as i dënuar politik”, kur të vërtetohet nga drejtesia që ke abuzuar, ke vjedhur, ke shkelur ligjet, je pasuruar me para taksapaguesish, etj. Vepra penale nuk mund të sfumohet, edhe pse ti ke postin, mandatin, dhe petkun e politikanit. Mjafton të dëgjosh fjalimet e rrugicës së Berishës, për tu bindur sa mbrapa ka mbetur partie e Idealeve të Dhjetorit’90.

Mjafton të dëgjosh përmallimet dhe përgjërimet e ligjëruesve që e quajnë ish-liderin “të burgosur politik”, për tu bindur sa mbrapa në kohë jetojnë brënda asaj partie. kjo bëhet më absurde, tek i dëgjon se si rreken të joshin njerëzit me citate të tilla “ne jemi e ardhmja, ne do të fitojmë”, apo dhe kur lëshojnë kushtrimin “ngrihuni të përmbysim Edi Ramën dhe fitojmë ne pushtetin”. Kjo pra, është e vjetra, e rreckosura, e pafuqishmja, që kërkon të vijë në pushtet, jo me votë, por me revolucion.

Next Post
Ushtarët izraelitë të maskuar si staf mjekësor sulmojnë spitalin e Bregut Perëndimor dhe vrasin 3 palestinezë

Ushtarët izraelitë të maskuar si staf mjekësor sulmojnë spitalin e Bregut Perëndimor dhe vrasin 3 palestinezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com