Ylli pakistanez i TikTok, Hareem Shah ka publikuar një video të ku shfaqej me buzët gjysmë të fryra duke treguar se u detyrua që të linte përgjysmë procesin e fryrjes së buzëve pasi mësoi se llogaria e saj bankare ishte ngrirë.
Në video duket e reja me gjysmën e buzës së sipërme të fryrë duke shpjeguar se duhej të largohej urgjentisht pasi mori një telefonatë për një hetim për pastrim parash kundër saj. Agjencia Federale e Hetimit të Pakistanit (FIA) kishte nisur një hetim për pastrim parash kundër yllit të TikTok në fillim të këtij muaji pasi ajo pretendoi se kishte udhëtuar nga Pakistani në Mbretërinë e Bashkuar me një sasi të konsiderueshme parash.
Shah tha se ajo u largua nga klinika pasi mori telefonatën sepse procesi i fryrjes së buzëve ishte i shtrenjtë, ndërsa llogaria e saj bankare ishte ngrirë.
“Doktori sapo kishte futur një mbushës në njërën anë të buzës time kur mora një telefonatë dhe mësova se Agjencia Federale e Hetimit të Pakistanit ka ngrirë llogarinë e time bankare”, tha ajo.
/a.r