• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I bllokoi dokumentet drejtuesit të mjetit pa mbajtur procesverbal, pezullohet nga detyra polici në Elbasan

by Java News
06/02/2023 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre nga shërbimi publik” ndaj Nënkomisar K.O., 44 vjeç, me detyrë Specialist trafiku urban dhe interurban/OPGJ pranë DVP Elbasan.

Ai dyshohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky punonjës në kundërshtim me rregullat ligjore të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale ka mbajtur dokumentet e mjetit të një të arrestuari, pa mbajtur procesverbal për sekuestrimin e sendit, duke i cënuar të drejtën këtij shtetasi për disponimin e mjetit dhe të dokumentave të tij.

Të gjitha veprimet dyshohet se janë kryer me dashje direkte dhe kanë sjellë pasoja procedurale për një procedim penal, të vitit 2023, i cili është regjistruar më parë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Arrestimi i shtetasit është kryer për aksident, ndaj dokumentacioni dhe mjeti duhet të ishin në dispozicion të hetimit, por këto te fundit mbaheshin nga punonjësi i policisë pa procesverbal sekuestrimi.

/s.f

 

Next Post
Bërnabiç fikson vitin 2025, kohën kur nënshkruhet marrëveshja me Prishtinën

Bërnabiç kërkon falje për cilësimin e Kosovës Republikë: Gabim i rëndë dhe i pafalshëm i përkthyesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com