• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I biri i biznesmenit, akuzuar për 830.000 euro, dënohet me 240 orë punë të detyrueshme në Bashkinë e Tiranës

by Java News
05/05/2020 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Orest Sota, djali i biznesmenit të hekurit Lefter Sota,  është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 240 orë punë të detyrueshme pranë bashkisë së Tiranës.Vendimi është marrë pak muaj më parë nga gjyqtari Taulant Tafa, i cila ka vendosur të deklarojë fajtor dhe dënojë Sotën, fillimisht me 4 muaj burgim për akuzën e “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Por ky dënim me burg është pezulluar nga gjykata, e cila ka vendosur të detyrojë biznesmenin Orest Sota, të kryejë dënimin duke bërë 240 orë punë të detyruar në bashkinë e Tiranës. Në vendimin e gjykatës thuhet se:”…puna në interes publik të kryhet brenda një afati 6 mujor, nga momenti që vendimi të marrë formë të prerë. Një kopje e vendimit t’i dërgohet Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Bashkisë Tiranë…”.

Ndërsa për sa i përket akuzës së “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, ky hetim është veçuar dhe vijojnë verifikimet e mëtejshme për të zbuluar origjinën e shumës prej 863 mijë euro, të sekuestruara në makinën e Orest Sotës. Por ka shumë gjasa që në ditët në vijim, kjo akuzë të pushohet nga prokuroria e Elbasanit.

Orest Sota, u arrestua në Elbasan në vitin 2017, ku në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në momentin e arrestimit ai drejtonte mjetin pa patentë, ndërkohë nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe për pasojë uniformat blu i janë vënë nga pas, duke e arrestuar në hyrje të kompanisë “Kurum”.

Prokurorët e Krimeve të Rënda, dyshonin se shuma prej 863 mijë euro mund të kishte lidhje me çështjen e ish-ministrit Tahiri, por avokati i biznesmenit në atë kohë u shpreh se shuma ishte nga kursimet e babit të tij, Lefter Sota dhe do të dërgohej tek kompania e çelikut “Kurum” si garanci për një sasi të madhe hekuri.

Pasi u mbajt dy muaj në paraburgim, për t’u hetuar, Orest Sota, u la i lirë kundrejt garancisë pasurore 50 milion lekë, duke ju caktuar masa e detyrimit për t’u paraqitur pranë organeve të hetimit, dy herë në muaj. Gjyqtarët e Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku, pranuan ndryshimin e masës përballë garancisë pasurore prej 5 milionë lekë të reja.

Por pas më shumë se një viti të mbajtjes së kësaj çështje në dorë, Krimet e Rënda vendosën të shpallin moskopetencën lëndore dhe çështjen t’ia kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Elbasanit, e cila ka vendosur marrjen e të pandehur të Sotës dhe dërgimin e tij në gjyq për dy vepra penale, për të cilat ai u dënua me 240 orë punë të detyrueshme në bashkinë e kryeqytetit. Shqiptarja.com

Next Post
Tjetër lëkundje tërmeti/ Magnituda ishte 4.5, lëkundjet ndihen në Durrës dhe Fushë Krujë

Lëkundje tërmeti/ Epiqendra sërish afër Korçës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In