• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I biri aksidentoi për vdekje një 50-vjeçar para 7 muajsh dhe sot endet i lirë, pse kandidati i Berishës për Rrogozhinën hesht?

by Java News
22/07/2023 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit të vitit 2022, një aksident i tmerrshëm i mori jetën një 50 vjeçari (Bardhyl Beqiri) që punonte për pastrim-gjelbërimin e qytetit të Durrësit.

Mediat raportonin se ai u aksidentua nga një makinë luksoze të cilën e ngiste një 18-vjeçar i quajtur Braian Hoxha, djali i kandidatit të Sali Berishës për Rrogozhinën, Shkëlqim Hoxha. Përpos faktit që në Shqipëri një 18 vjeçar bredh me makinë qindra mijëra euroshe, ajo që bie në sy është që as ligji nuk ka funksionuar mbi shkelësit e tij por as Shkëlqimi nuk ka folur asnjë fjalë për rastin.

Pyetja e parë që lind është: Pse Shkëlqim Hoxha që akuzon kundërshtarët, nuk flet asnjë fjalë për aksidentin e tmerrshëm të të birit?

Sot pas me shumë se 7 muajsh, djali i Shkëlqim Hoxhës është i lirë pavarsisht që i aksidentuari ka ndërruar jetë. Burimet nga policia bëjnë me dije se djali i Shkëlqim Hoxhës ka qenë i shoqëruar nga 2 vajza dhe nën efektin e alkoolit.
Ajo që ngre dyshime të forta është se si për këtë çështje nuk ka asnjë masë ndaj shkelësit? A është akoma nën hetim kjo ngjarje?
A janë të vërteta fjalët që qarkullojnë në qytet se  Hoxha ka paguar për të mos vijuar më hetimi i ngjarjes? Pse mediat janë marrë pak me këtë ngjarje të rëndë të djalit të Shkëlqim Hoxhës?

Për këto pyetje përgjigjen duhet ta japin Shkëlqim Hoxha dhe  Prokuroria e Durrësit pasi një i pafajshëm ka humbur jetën nga arroganca e një fëmije që bridhte me makinë super të shtrenjtë të blerë nga babai pasanik, që sot do të bëhet edhe i pari i një qyteti.

Kujtojmë që Shkëlqim Hoxha është kandidat i Sali Berishës për bashkinë Rrogozhinë, ku po përsëriten zgjedhjet. Hoxha ishte kandidat dhe në 14 maj dhe humbi, por Berisha e ka vënë sërish kandidat, pasi sipas zërave që qarkullojnë në Rrogozhinë, ai është shumë i pasur dhe po e shfrytëzon këtë për të luftuar të marrë drejtimin e bashkisë me çdo mjet./shqiptarja.com

https://javanews.al/wp-content/uploads/2023/07/1P1X2.mp4
Next Post
EMRI/ Aksident i trefishtë në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 30-vjeçarja

EMRI/ Aksident i trefishtë në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 30-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In