• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I befasuar nga varfëria në Tiranë”, Bejko: Kam planin e shpëtimit

by A R
11/05/2023 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për Tiranën, Roland Bejko e nisi intervistën e tij në Debat me befasinë që ai ka krijuar gjatë fushatës elektorale në lidhje me varfërinë që ekziston në kryeqytetin e Shqipërisë.

Pedagogu tregon se përtej fasadës që shfaqet në rrjetet sociale të Bashkisë, ekziston një Tiranë krejt ndryshe, disa zona të së cilës të ngjasojnë me atë të viteve 1990

“I befasuar se bashkia ka një buxhet të lartë dhe shërbimet në zonat rurale është zero. Nuk e di ku i çojnë paratë. 500 m larg studios në institutin e baletit në njësinë 2 kemi një Tiranë të ngjashme me vitet 1990. Hapësira të zëna me makina të parkuara kudo, ka pisllëk dhe asfalt elektoral. Gjetëm një Tiranë ku të merret fryma. 8 vite ishin të mjaftueshme për t’i ndryshuar fytyrën kryeqytetit.

Ne e filluam fushatën me goditjen që duam t’i japim sistemit. Nuk e kam për kapitalizimin, por gjendjen kaotike ku aplikohen metoda të kapitalizmit që na çojnë në monopole. Vetëm 5-6 kompani marrin prokurimet publike. Ka rënë fuqia blerëse, qytetarët nuk kanë para në xhepa. Flitet për gjithçka por nuk flitet për tregun në Tiranë.

Jam befasuar nga fakti se në Tiranë ka më shumë varfëri. Jam befasuar se Veliaj ka bërë klipe dhe unë i kërkoj ato vende. Në bazë kam gjetur mijëra demokratë që më kanë befasuar dhe që më kanë thënë se më mbështesin. Më kanë thënë që të mos e lemë PD që ta marrin klasa e vjetër politike në varr”, shprehet Bejko.

Kandidati demokrat e kërkon mbështetjen tek qytetarët që duan të shpëtojnë nga berishizmi, i cili sipas tij ka gjetur shtrirje te të gjithë nga Rama e Veliaj, tek Berisha e Këlliçi,

“Synimi ynë është të shpëtojmë PD. Berishizmin e gjejmë te Ilir Meta, Edi Rama, Erion Veliaj dhe çiraku i Berishës. Kjo PD sot është çliruar nga barra. I ka marrë Berisha me vete. Qytetarët e kuptojnë që ne nuk kemi lidhje me korrupsionin. Unë jam në përkrahje të plotë. E kam të gjithë strukturën e PD në dispozicion. Është krijuar Këshilli EuroAtlantik që ka thërritur të gjithë personalitetet e PD që kanë kontribut dhe që tregojnë se rrënjët nuk kanë shkuar pas një trupi të kalbur”, deklaroi kandidati nga radhët e Alibeajt.

Teksa prezantoi programin e tij për Tiranën, nga zgjidhja e problemeve me trafikun, ndotjen, transportin urban, etj, Roland Bejko u shpreh se rivalët e tij në këtë garë nuk kanë asnjë platformë për të prezantuar para qytetarëve, ndërsa për kryebashkiakun aktual Erion Veliaj shtoi se duhet të jepte llogari për bilancin e 8 viteve në krye të drejtimit të kryeqytetit.

“Unë punoj për 14 majin por perspektiva është brenda. Në varësi të zgjedhjeve do të ndërtohet dhe strategjia për të ardhmen. Ambicia ime është maksimale. Shumë qytetarë çuditen sepse unë them se shanset për të fituar janë shumë të mëdha. Programin e vlerësojnë të majtë dhe të djathtë sepse ne e kemi, teksa të tjerët nuk e kanë. Veliaj ka 8 vite në qeveri dhe para se të shpaloste se çfarë do të bënte duhet të jepte llogari për ato që ka bërë dhe pastaj të hidhte propozimet e reja.

Nuk mund t’i ikësh përgjegjësisë me propagandë. Humbasin partitë dhe nuk bëjnë asnjë reflektime. Belind Këlliçi nuk ka program, por teza elektorale të cilat i qëmton dëgjo këtu dëgjo atje dhe pastaj krijon një ide. Ideja e biletës falas është futuriste. Në kapitalizëm nuk ka asgjë falas. E para nuk e bën dot pasi këshilli është ai që merr vendimet. Unë do të subvencionoj të varfrit për biletën, pensionistët, gratë, studentët dhe ata që janë të përshirë në ligj. Transporti sot na merr gjysmën e pagës”, përfundoi Bejko i cili kërkoi votën e tiranasve për të lënë pas klasën e vjetër politike.

Next Post
Nga “Princi” te “Booss”-i, zhvillohet ankandi për targat e luksit, publikohen edhe çmimet

Nga “Princi” te “Booss”-i, zhvillohet ankandi për targat e luksit, publikohen edhe çmimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In