• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I ati i Boris Johnson: Është rritur në fshat me dele, kjo e ndihmon në luftën kundër virusit

by Java News
07/04/2020 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i Boris Johnson sot e ka quajtur djalin e tij një luftëtar, ndërkohë që Kryeministri vazhdon betejën e tij në kujdesin intensiv kundër koronavirusit.

Stanley Johnson, 79 vjeç, i cili u vetizolua pas sëmundjes së djalit të tij, tha se atij i duhet të ndjekë situatën e të birit vetëm duke parë lajmet, shkruan “Daily Mail”.

“Nuk po më thuhet se si po kalon Boris. Por ai është optimist, i vendosur dhe i qëndrueshëm”, tha ai duke shtuar se Boris mund të mbështetet në kohën e tij duke u rritur në kushte të vështira në një fermë, për të gjetur forcën për ta mposhtur sëmundjen.

Duke folur për “MailOnline”, Stanley tha: “Kjo i dha kohë të mendonte për gjërat, të kuptonte. Kjo është ajo që do ta mbajë atë mirë në këtë kohë shumë shqetësuese, për vendin dhe për Boris e familjen e tij.

Shpresoj që Boris do të ketë kohë të rikuperohet në ‘Checkers’, ku kanë marrë një fermë shumë të mirë prej 2,000 hektarësh. Ai do të jetë në shtëpi atje dhe në elementin e tij”.

Stanley, i cili është autor, si dhe ish-deputet, tha se djali i tij ishte njeri i fshatit dhe ishte rritur për të qenë “i guximshëm”.

“Boris nuk është thjesht një klasik, por një njeri nga fshati dhe kjo do t’i japë shumë forcë në këtë kohë. Ai nuk është thjesht ‘rus in urbe’, por ‘rus in rus’, do të thotë se ai është një fshatar që shkelmon”.

Duke folur në shtëpinë e tij 500 hektarësh në Exmoor, Devon, ai vazhdoi:

“Një pjesë e madhe e karakterit të djalit tim u formua këtu dhe në fshatin lokal të Winsford. Boris u rrit për të qenë i zellshëm në fermën tonë kodrinore, si unë, duke u marrë me delet dhe duke punuar me kafshët.

Ne nuk ishin familje që organizonte darka, ne nuk shkonim për gjueti apo peshkim, por ne ishim fermerët Exmoor-i.  Boris do t’u markonte deleve shkronjën J në kurriz para se të shkonin në treg.

Boris ishte aty, duke u bërë me baltë në çdo kohë. Një pjesë e vetë personit që ai është, optimist, i vendosur, rezistent, erdhi nga kjo luginë Exmoor-i”.

Johnson dhe gruaja e tij e dytë, Jennie, janë izoluar në Devon pasi lanë shtëpinë e tyre në Londër për t’u mbrojtur nga virusi.

Deklarata e tij vjen pasi “Downing Street” tha se Kryeministri është në humor të mirë dhe merr frymë pa ndihmën e aparaturave.  U deklarua gjithashtu se ai nuk ka pneumoni.

Next Post
Dita Botërore e Shëndetit, si pasqyra për të parë fytyrën e vërtetë të opozitës!

Dita Botërore e Shëndetit, si pasqyra për të parë fytyrën e vërtetë të opozitës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autostrada Tiranë-Durrës drejt kategorisë A! Zgjerohet në 4 korsi, ndryshon limiti i shpejtësisë

Kufizohet sot dhe nesër qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës, ja orari

August 14, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

Shqipëria, një vend që dëshpëron

August 14, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Zjarri përfshin pyjet e Bulqizës, flakët afrohen drejt Kokërdhakut! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 14, 2026
Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

August 14, 2026
I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

Emigrantët shtojnë çështjet juridike, problematikat lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor

August 14, 2026
Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

August 14, 2026
Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

August 14, 2026
Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

August 14, 2026
Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com