• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I ashpër dhe i pabesë”, Topi kujton bisedën me Alinë për Berishën

by Aalison Pearse Stevens
20/05/2019 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Libri “Nocturn: Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, i publikuar nga ish-presidenti Bamir Topin ka ngjallur debate në arenën politike.

Në këtë libër, Topi ka shkruar ngjarjet kryesore të eksperiencës së tij në politike, si dhe marrëdhëniet që ai ka pasur me disa nga politikanët e vendit.

Në një pjesë të librit, Topi ka rrëfyer takimin e tij me Ramiz Alinë në vitin 2009

Ish-presidenti shprehet se me Alinë u takua në 80-vjetorin e lindjes së Alfred Moisiut.

Ai rrëfen se më ka pasur një bisedë të shkurtër me Ramiz Alinë, ku kishin folur për situatën politike të asaj kohe.

Ndërkohë, sipas Topit, teksa kanë diskutuar për marrëdhëniet president-kryeministër, Alia e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali Berisha si një lider “të ashpër dhe të pabesë”.

Bamir Topi për Ramiz Alinë

Ramiz Alia, ndonëse është njeriu më jetëgjatë, që shërbeu në komunizëm si përfaqësues i Rinisë Komuniste e deri Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, konsiderohet dhe njihet në historinë e kohës së ndryshimeve të sistemeve si Presidenti i Parë i Republikës dhe në këtë cilësi është trajtuar në marrëdhëniet protokollare të shtetit shqiptar. E kam takuar Ramiz Alinë në ceremonitë e Festës së Pavarësisë, ku komunikimi ka qenë i shkurtër dhe përshëndetës.

Një tjetër moment kur kam biseduar gjatë me Ramiz Alinë ka qenë në një darkë të organizuar nga Presidenti Moisiu në 80-vjetorin e lindjes së tij, në dhjetorin e vitit 2009. Ndonëse ishin të ftuar të gjithë presidentët, mungonte vetëm Sali Berisha. Pas një dreke që ka zgjatur rreth një orë, në largim e sipër, gjatë përshëndetjes kam pasur një bisedë të shkurtër dhe interesante me Ramizin.

Në përshëndetje e sipër filloi të japë vlerësime për situatën konfliktuale midis Presidentit dhe Kryeministrit, që korrespondonte me problemet politike të vitit 2009.

– Në këtë klimë kaq të ashpër, vlerësoj mënyrën e drejtimit të Presidencës për të qenë i baraslarguar dhe duke u bazuar thellësisht te ligji! – u shpreh Alia.

Në ikje e sipër u shpreh se “e shoh që ke një situatë të pazakontë”, duke pasur parasysh përplasjen e fortë me Berishën, të cilin e përkufizoi si një lider “të ashpër dhe të pabesë”.

Unë, natyrisht nuk u ndjeva mirë me këtë lloj komunikimi, duke evituar përgjigjen me shumë diplomaci dhe e kalova bisedën diku tjetër, pasi nuk doja që të shprehja konsideratat e mia, aq më shumë te Ramiz Alia, për një njeri që, tek e fundit, kisha bashkëpunuar në politikë dhe sot kisha marrëdhënie të detyruara institucionale.

E lashë pa përgjigje shprehjen e fortë të tij, i cili kishte pritur rastin për ta thënë. Unë jam “çliruar” ta them pas kaq kohësh, edhe pse Ramiz Alia është ndarë nga jeta, duke menduar që disa rrëfime “të sikletshme” duhen thënë në mënyrë shumë autentike, sikurse e kërkon ky lloj rrëfimi për jetën.

Next Post
Ambasada e SHBA ka një njoftim për aplikantët e llotarisë amerikane që jetojnë jashtë

Ambasada e SHBA ka një njoftim për aplikantët e llotarisë amerikane që jetojnë jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

November 4, 2026
“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In