• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I akuzuar për vrasje, me kobure me vete”. Noka: Ja kush ishte personi që u konfliktova në Vorë

by A R
01/06/2025 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flamur Noka u bë protagonist në ditët e zgjedhjeve të 11 majit, për shkak të një debati të ashpër me disa persona në Vorë, të cilët sipas tij, po manipulonin procesin zgjedhor. Në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm i PD tregon çfarë ndodhi.

“Vajta në Vorë sepse u informova nga njerëzit tanë atje që, dy persona, njëri prej të cilëve me bexhën e vëzhguesit të KQZ, po votonte rregullisht për çdo qytetar, i shoqëronte dhe votonte për ta. Pra praktikisht po kontrollohej gjithë votimi. Shkoj atje dhe iu kërkoj që të dalin. E njoftova, kam bërë bisedë me policinë. Por çfarë ndodhi? Unë shkoj atje për t’u kërkuar një banditi, një njeriu me precedent penal, për plagosje të rëndë, për armëmbajtje pa leje, i dyshuar për trafiqe droge, i dyshuar edhe për vrasje, ky njeri kriminel, anëtar i një grupi kriminal, të Xhabaftëve atje, nipi i kapos së grupit, ky kishte bexhën e një drejtori të Bashkisë dhe hynte si vëzhgues i KQZ”, tha Noka.

“Unë në jetën time as kam takuar dhe as takoj sërën e tyre. Unë jam kategoria që neveris këtë lloj kategorie. Dhe shkoj i kërkoj të dalin përjashta. Më thotë që jam përfaqësues i KQZ, ndërkohë që unë e dija që është bandit. Pas shumë këmbënguljesh unë arrita ta nxjerr në oborr të shkollës, që të mos rrinin aty. Policia, që kisha thirrur, jo vetëm që nuk erdhi, më procedon penalisht mua dhe jo banditin. Ja pra, këto janë presioni dhe intimidimi i kandidatëve, kushtet e pabarabarta. Unë duhet të shkoja në Vorë e të gjeja aty Blend Gonxhen, por aty gjeta Blend Xhabaftin. Duhet të gjeja anëtarët e PS, por gjeta bandën e Xhabaftëve, asnjë socialist gjëkundi. Pra çfarë është kjo? Janë zgjedhje apo është farsë?”.

Next Post
Përleshja në Kuvend/ Preç Zogaj: Skena të përsëritura, muzikë e vjetër!

Dy lajme nga jashtë me rëndësi të madhe brenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com