• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I akuzuar për vrasje, gjobëvënie e pastrim parash dhe u la i lirë nga Gjykata/ Kush është Behar Bajri që OFL i kërkon deklarimin e pasurisë

by Ardit Rada
08/07/2020 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

OFL-ja i kërkoi sot të plotësonin formularin e pasurisë Behar (Brajoviq) Bajrit, i cilësuar si një prej anëtarëve të grupit të ashtuquajtur “Bajri”.

Ai fitoi lirinë të hënën më 29 qershor, pasi Gjykata e Shkodrës përcaktoi si masë sigurie detyrimin për paraqitje të tij duke zëvendësuar masën e deritanishme të arrestit me burg në pritje të gjyqit, ndërsa dyshohet për kryerjen e disa veprave të rënda penale – nga vrasja, gjobëvënia e deri tek pastrimi i parave.

Por si kanë rrjedhur ngjarjet:

Më 21 shtator 2018 Policia e Shtetit goditi grupin “Bajri” duke arrestuar në zonën e Xhamllikut në Tiranë Safet Bajrin (Rustemi) një ndër më të kërkuarit e autoriteteve belge në atë kohë. Paralelisht operacioni u shtri edhe në Shkodër dhe Roterdam të Holandës, duke arrestuar 11 persona të akuzuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me qendër në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Pas arrestimit të Safet Bajrit në Tiranë, Behar Bajrit në Holandë dhe Enver Bajrit në Spanjë, ish- Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti një mori akuzash; mes të cilave përfshirje në gjobëvënie, lotari të paligjshme e trukim ndeshjesh si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm mbi administratën shtetërore, krime që sipas saj u kryen në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Por gati dy vjet pas nisjes së hetimeve, drejtësia dështoi të vërtetonte ekzistencën e një grupi të strukturuar me emrin “Bajri”, ndërsa dosja është dërguar për gjykim më datë 17 qershor me akuza të rrudhura.

SPAK e pushoi akuzën e “grupit të strukturuar kriminal” duke u bazuar në kriterin numerik formal të bashkëpunimit mes tre anëtarësh të përcaktuar në Kodin Penal dhe e përcolli dosjen në drejtim të Prokurorisë së Shkodrës në shkurt 2020.

Nga shkurti në maj 2020, dosja “Bajri” bëri disa herë ecejake mes Tiranës dhe Shkodrës para se Gjykata e Lartë të ndërhynte në konfliktin e kompetencës, duke i dhënë të drejtë SPAK-ut.

Më datë 20 maj, në zbatim të urdhërimit të dhënë nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Shkodrës zhvilloi seancën për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë së këtij rrethi, për “shuarje dhe caktim mase” ndaj të ndaluarve në shtator të 2018-ës si anëtarë të grupit “Bajri” në Shkodër duke lënë të lirë shumicën e tyre.

Gjykata e Shkodrës pranoi atëherë kërkesën e prokurorisë respektive për shuarjen e masës së sigurimit “arrest me burg” ndaj Behar Brajoviq Bajri, i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “vrasje me dashje” mbetur në tentativë; “vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim; “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; “organizimi i llotarive të palejuara”; “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ndërsa zgjati afatin e paraburgimit për 1 muaj për veprat penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojne funksione publike” dhe “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” për t’i dhënë lirinë të hënën më 29 qershor.

/e.rr

Next Post
“Projekti 145 mln lekë”/ Ahmetaj inspekton shkollën e re në Vorë: Javën e ardhshme nis ndërtimi i të gjitha shtëpive individuale

“Projekti 145 mln lekë”/ Ahmetaj inspekton shkollën e re në Vorë: Javën e ardhshme nis ndërtimi i të gjitha shtëpive individuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

October 4, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

October 4, 2026
Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com