• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I Akullti dhe Frenki dënojnë Serbinë

by Veton Surroi
09/06/2023 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

Udhëheqësit e shërbimit sekret të Serbisë, Stanishiq dhe Simatoviq, u dënuan përfundimisht për krimet në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci. Që të dytë lanë namin edhe në Kosovë

1.

Si të ishte ndonjë skenar filmi apo ndonjë roman krimi, gjykimi i fundit në Hagë (i Gjykatës për ish- Jugosllavi) dha një verdikt që ishte pjesë e ligjërimit të përgjithshëm publik në ish-Jugosllavi dhe qarqet diplomatike e intelektuale të Perëndimit, por nuk mori ndonjëherë vulën juridike. Në vendimin e vet të fundit Kolegji i Apelit i Mekanizmit Ndërkombëtar Rezidual për Gjykatat Penale ka nxjerrë aktgjykim në rastin kundër ish-drejtuesve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (SDB) të MPB-së së Republikës së Serbisë – Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq. Përfaqësuesit më të lartë të SDB RS u dënuan si anëtarë të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale përgjegjëse për krimet e kryera nga anëtarët e Gardës Vullnetare Serbe (SDG), Njësisë për Veprime Speciale, Njësisë së Operacioneve Speciale (JSO) – Beretat e Kuqe, milicia e Martiqit dhe Skorpion në vitin 1992 në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci.

Kolegji i apelit konstatoi se Stanishiq dhe Simatoviq, së bashku me udhëheqës të tjerë ushtarakë, politikë dhe policorë nga Serbia, të ashtuquajturit SAO Krajina, SAO Slavonia, Baranja dhe Sremi Perëndimor, si dhe Republika Serbe ishin pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale, qëllimi i së cilës ishte largimi i përhershëm i popullsisë joserbe nga territoret nën kontrollin e forcave serbe në BeH dhe Kroaci, e që përbën spastrimi etnik.

Me këtë aktgjykim u konstatua përfundimisht dhe pa mëdyshje pjesëmarrja e Republikës së Serbisë në konfliktet e armatosura në BeH dhe Kroaci.

2.

Për gati një çerekshekulli është mbrojtur me sukses pozicioni i S.Milosheviqit se Serbia nuk është dhe nuk ka qenë në luftë (në ish-Jugosllavi), gjegjësisht vetëm ka ndihmuar popullin e vet serb . Prej verdiktit të Gjykatës së Hagës në fund të muajit maj tashmë ky pozicion nuk mund të mbrohet më. Serbia është pjesëmarrëse me institucionet e veta shtetërore në luftë në BeH dhe Kroaci. Rrjedhimisht, bart përgjegjësi për agresion ndaj dy shteteve të pavarura fqinje.

Për më tepër, kjo pjesëmarrje u quajt pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, në të cilën viktimat më të mëdha janë civilët. Dhe rrjedhimisht, Serbia potencialisht ballafaqohet me dy pasoja imediate, afatmesme e afatgjate. E para është se tashmë edhe juridikisht është sanksionuar se politika e Serbisë në BeH dhe Kroaci ka qenë pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale që ka pasur qëllim spastrimin etnik. E dyta është se viktimat dhe familjarët e viktimave të kësaj ndërmarrjeje të përbashkët kriminale kanë të drejtë të iniciojnë proces juridik kundër Republikës së Serbisë. Kjo vlen për çdo të dhunuar, çdo të plagosur, çdo të vrarë – çdonjërit që i është thënë që brenda dy orësh duhet ta braktisë shtëpinë e vet.

3.

Dhe, do të duhej të kishte pasoja politike.

E para mbase do të ishte që nga krerët e shtetit të Serbisë të thuhet se luftërat e ish-Jugosllavisë – në të cilat tashmë është konstatuar edhe juridikisht pjesëmarrje e Serbisë si pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale – ishin një gabim dhe se pasojat për këtë, ani pse ishte në pushtet Milosheviqi, i bart Republika e Serbisë.

E dyta do të ishte distancim jo vetëm prej akteve të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, por edhe të ideologjisë e cila qe shtytëse për të. E ajo ideologji që nga Milosheviqi qe quajtur të gjithë serbët në një shtet (ani pse e prishi Jugosllavinë, shtetin në të cilin të gjithë serbët qenë bashkuar në një shtet) vazhdon të jetojë edhe sot. Ajo jeton me idenë se BeH është një kornizë provizore, e cila do të shembet dhe do të krijojë mundësinë që të bashkohen Serbia dhe Republika Serbe. Ajo jeton me idenë se Kosova është Serbi, e së bashku me Kosovën edhe Mali i Zi.

Politika zyrtare e Serbisë në thelb nuk ka dalë prej lëvozhgës të politikës së Milosheviqit. Dhe, ndaj, ajo që do të ishte e mundshme në Gjermaninë post-hitleriane – të dënimit të gjenocidit, luftës e ideologjisë që çoi tek ajo – nuk është e mundshme, në përmasat larg më të vogla të shkatërrimit në Serbinë post-milosheviqiane.

Pra, nuk kemi dëgjuar një sintoni të fjalorit të Serbisë zyrtare me atë të Gjykimit në Hagë, sepse kjo do të obligonte që Serbia të braktiste politikën e saj që po e mbante tërë regjionin peng për një çerek shekulli. Nuk ka sintoni, sepse duhej të bëhej deklarimi publik se Serbia duhet të kërkojë falje prej qytetarëve të BeH për të gjitha bëmat e luftës dhe të bëmat e pasluftës që po e mbajnë këtë shtet si jofunksional. Nuk ka sintoni, sepse duhej të bëhej kërkimi i faljes qytetarëve të Kosovës për dhunën kolektive që ka ushtruar Republika e Serbisë kundër tyre dhe duhej ftuar Kosovën që sa më shpejt të normalizohen marrëdhëniet mes të dy shteteve si të barabarta e të gatshme për një ardhmëri partneriteti. Nuk ka sintoni, sepse duhej pranuar se Mali i Zi është shtet më vete, me rrugë të qartë euroatlantike, së cilës duhet bashkëngjitur, e jo të vënë pengesa përpara, me çarje identitare dhe veprime të tjera nga arsenali i shërbimeve sekrete.

4.

Të dy të dënuarit janë të njohur në Kosovë.

Jovica Stanishiq, i quajtur “I akullti”, nga fama se fytyra e tij nuk reflektonte asnjë emocion, ka qenë shef i sigurimit shtetëror përgjatë luftërave në ish-Jugosllavi e në Kosovë ka qenë i njohur më së shumti për një episod. Në të Shërbimi i sigurimit shtetëror serb siguroi bashkëpunimin e një personi publik shqiptar (që vazhdon të jetë publik edhe sot) në mënyrë që të hapet një kanal komunikimi me persona me ndikim politik ndër shqiptarë. Qëllimi ishte të krijohej një platformë që do të largonte shqiptarët nga konsensusi për pavarësi.

Franko Simatoviq i quajtur “Frenki”, vartës i Stanishiqit, ka qenë krijuesi i parë i formacioneve paramilitare në ish-Jugosllavi, në Kroaci. Nën direktivën dhe komandën e Sigurimit shtetëror janë formuar pastaj të gjitha njësitë famëkëqija paramilitare, nga ato të Arkanit deri te “Vetëtimat” . Pas tetë vjet ushtrimi vrasjesh dhe dhunimesh gjithandej ish-Jugosllavisë, këto njësite, të prira nga “Beretat e kuqe” të Frenkit arritën në Kosovë për të ushtruar masakrën më të madhe të popullatës civile, posaçërisht brenda 78 ditëve të bombardimeve të NATO-s.

Që të gjitha këto kanë qenë të njohura edhe para këtij gjykimi. Në fakt, ndërmarrja e përbashkët kriminale është pjesë e aktgjykimit të Nikolla Shainoviqit e të tjerëve në Gjykatën ndërkombëtare për ish-Jugosllavi më 2009. Dhe, në të, njëjtë sikur në aktgjykimin e Stanishiqit dhe Simatoviqit, metodologjia operacionale është e njëjtë: dëbimi i popullatës joserbe, vrasje, dhunime, torturë të popullatës civile. Që të gjitha me zinxhir të qartë komandues; jo shkarje të disa të padisiplinuarve.

Është dashur pra që konstatimi juridik, se në Kosovë shteti i Serbisë ka vepruar nëpërmjet një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, të gjente reflektimin e vet në politikë. Kjo do të thoshte që sot Kosova dhe Serbia të mos gjenden në ciklet e rregullta të tensioneve, por që ta lënë pas luftën duke e dënuar ideologjinë që e solli dhe shkatërrimin që e shkaktoi në jetë njerëzish.

Në vend të kësaj është krijuar një distancë e qartë mes konstatimit juridik të së kaluarës dhe realitetit politik.

“I Akullti” dhe Frenki e dënuan me veprimet e veta Serbinë. Tash i mbetet Serbisë ta pranojë këtë.

Next Post
Sherr tek ‘Fresku’/ Tentohet të vritet një person, detajet e para

Dhunë në familje dhe përndjekje, katër arrestime brenda 24 orëve në kryeqytet

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Megjithse leximi nuk mund ta coja deri ne fund, duket sikur ky analisti do te heq nje paralele ndermjet denimit te ketyre dy serbeve me procesin qe po zhvillohet kunder H.Thacit e te tjere, aktualisht ne Hage; akuzat jane te ngjashme

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inceneratori i Fierit, caktohet data për vendimin ndaj Kokës, Bllakos dhe të tjerëve

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

December 11, 2025
Gaza përballet me stuhinë “Byron”, mijëra familje në rrezik nga përmbytjet dhe mungesa e ndihmave

Gaza përballet me stuhinë “Byron”, mijëra familje në rrezik nga përmbytjet dhe mungesa e ndihmave

December 11, 2025
Konfiskohen pesë milionë euro në operacionin kundër “Kartelit Ballkanik”

Konfiskohen pesë milionë euro në operacionin kundër “Kartelit Ballkanik”

December 11, 2025
“Ne jemi Kryesia e PD?”, Balla nxjerr firmat për Shabanin: Tani na thoni ‘i ka mbledhur Salianji’

“Ne jemi Kryesia e PD?”, Balla nxjerr firmat për Shabanin: Tani na thoni ‘i ka mbledhur Salianji’

December 11, 2025
Komisioneri i të Drejtave të Njeriut: Europa rrezikon të krijojë një ‘hierarki njerëzish’ në emër të emigracionit

Komisioneri i të Drejtave të Njeriut: Europa rrezikon të krijojë një ‘hierarki njerëzish’ në emër të emigracionit

December 11, 2025
“O injorant’…”, Noka përplaset me Ballën! Socialisti: Ky zotëria duhet të dalë jashtë! Ndërpritet seanca

“O injorant’…”, Noka përplaset me Ballën! Socialisti: Ky zotëria duhet të dalë jashtë! Ndërpritet seanca

December 11, 2025
VIDEO / Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes

VIDEO / Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes

December 11, 2025
“Shabani është lepuri i Surrelit”, Berisha-mazhorancës: Ju e dini që s’merr dot asnjë firmë…

“Shabani është lepuri i Surrelit”, Berisha-mazhorancës: Ju e dini që s’merr dot asnjë firmë…

December 11, 2025
BE gati të shfrytëzojë 185 miliardë euro të Rusisë për të shpëtuar Ukrainën

BE gati të shfrytëzojë 185 miliardë euro të Rusisë për të shpëtuar Ukrainën

December 11, 2025
“Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK”, Adnan Xholi tregon çfarë do i thoshte dikujt me pushtet në zyrë

“Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK”, Adnan Xholi tregon çfarë do i thoshte dikujt me pushtet në zyrë

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In