• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hyseni: Në Kosovë po rritet numri i përdoruesve të drogës

by A R
17/08/2016 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni, diskutoi sot me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë në rajonin e Pejës për rëndësinë e parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore, përdorimit të drogave, si dhe radikalizmin e ekstremizmit të dhunshëm.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se Hyseni foli për fenomenin e trafikimit me qenie njerëzore, i cili është trajtuar edhe kësaj radhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ka lënë Kosovën në nivelin e njëjtë sikurse në vitin 2015.

“Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, në fushën e trafikimit me qenie njerëzore konfirmon nivelin e njëjtë për Kosovën,në të cilin ka qëndruar edhe vitin që shkoi. Përveç faktit që Policia e Kosovës dhe MPB-ja janë vlerësuar lartë për masat që kanë marrë, mund të konstatojë se gjykatat dhe prokuroria nuk e kanë kryer punën si duhet”, tha ministri Hyseni.

Sa i përket fenomenit të përdorimit të narkotikëve dhe drogës, ministri Hyseni theksoi se është tejet shqetësuese fakti se numri i përdoruesve është duke u rritur, kryesisht prek të rinjtë të moshave 16-17 vjeç, por ka pasur raste ku janë identifikuar edhe të moshës 12 vjeçare.

Ministri Hyseni foli edhe për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm që shpi në terrorizëm.

Ai përmendi faktin se në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës, prej 11 muajsh nuk kemi të regjistruar raste të vajtjes së qytetarëve tanë në vatra të krizave dhe kjo sipas tij, ka ardhur si rezultati punës që ka bërë MPB-ja, Policia e Kosovës, por në veçanti punës që kanë bërë këshillat për siguri në nivel të Kosovës.

“Qëllimi i këtyre tryezave që po i bëjmë në këto rajone këto ditë është që të ngrisim ndërgjegjen e të gjitha shtresave sociale, bashkësive fetare, shkollave, e familjeve tona për rëndësinë e parandalimit të këtyre fenomeneve para se ato të bëhen problem edhe më i madh. Kërkojmë nga ju si këshilla për siguri që të bëni fushata aktive vetëdijësuese në mënyrë që të parandalojmë këto dukuri shqetësuese për shoqërinë në përgjithësi ”, theksoi Hyseni. (kosovapress /r.a)

Next Post

Asnjëherë nuk e kemi dashuruar historinë tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com