• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hysenaj: Mbillni sherebelë në vend të marijuanës, shteti të mbështesë

by Aalison Pearse Stevens
28/08/2016 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni  shqiptar Xhevit Hysenaj, i suksesshëm prej 20 vitesh me eksportimin e bimëve medicinale, kryesisht sherebelës në SHBA, thotë në një intervistë për gaetarin Kastriot Haxhiaj, Zërin e Amerikës së biznesmenët shqiptarë të bimëve medicinale janë të vendosur në kultivimin e sherebelës, por mbështetja e shtetit është tejet e nevojshme për të luftuar konkurencën dhe për të orientuar shqitarët drejt lënies së bimëve ilegale dhe fokusimit në punë të ndershme, fitimrurëse dhe të sigurtë në mbjelljen e sherebelës.

“Ne biznesmenët e bimëve aromatike mjekësore në Shqipëri dolëm me një strategji, të mbjellim sherebelë në vend të arijuanës. Duke qenë biznes i siguruar, duke patur një treg të garantuar në SHBA, që nuk bëhet fjalë për të shitur me kuintalë apo në ilegalitet, por bëhet fjalë për të shitur 2000-5000 ton bimë aromatike. Shtoj dhe subvencionimet që mund të bëheshin nga shteti. Një bashkëpunim më i mirë me shtetin do të ishte fitimprurës dhe do të ishte një barrier për të mos lejuar që fermerët të mos mbjellin lëndë të ndaluara”, tha Hysenaj.

Shteti të mbështesë, na konkuron rajonisherebela

Biznesmeni Hysenaj biznesi i të cilit merret me grumbullimin, përpunimin dhe eksportimi e esencave dhe bimëve mjekësore thotë se dy vitet e fundit është ndërprerë subvencionimi ndërkohë që subvencionohen bimë aromatike të tjera që nuk kanë treg të garantuar dhe në rajon ndjehet konkurenca e Malit të Zi ku shteti mbështeten fermerët.

Sipas Hysenajt me këtë mbështetje “Fermerët do të kishin një arsye më shumë për të qëndruar në zonat rurale dhe do të shfrytëzoheshin tokat jo produktive sepse sherebela rritet në toka joproduktive, ajo rritet në shkëmb, atje ku as nuk vaditet as nuk i bëhet ndonjë shërbim, punëson zonat rurale në masë të ndjeshme. Përderisa do të kesh një treg të garantuar dhe një fitim të garantuar nuk do të tentojë të bëjë një gjë të paligjshme dhe të flejë i qetë në shtepinë e tij. Industria më e mirë për vendet e punës është ajo e bimëve aromatike. Në një eksport nga Shqipëria drejt SHBA 80% e të ardhurave shkojnë direkt në zonat rurale. Peshën kryesore e mban lënda e pare”, shprehet biznesmeni Hysenaj.sherbelja

68% e tregut amerikan mbulohet nga sherebela shqiptare

Në krye të biznesit me bimë aromatike medicinale dhe me çmime të ndryshme ndërkombëtare, në Nju Jork dhe Zvicër, Hysenaj thotë se Shqipëria për vetë backround-in e saj të natyrës dhuratës që i ka bërë natyra me bimët mjekësore ka dekada që zë një vend të rëndësishëm në tregun botëror. “Një peshë të ndjeshme zë me sherebelën, ku mbulon 68% të tregut amerikan siç e kemi ritheksuar, por janë dhe bimë të tjera si trumza e rigoni. Vetë struktura e këtyre bimëve, përpunimi, natyra e këtij biznesi që vjen tërësisht nga zonat rurale tregon dhe ka një strukturë zinxhir dhe fillon nga fermeri dhe asnjëri nuk është më i rëndësishëm se njëra palë është një zinxhir ku secila hallkë është e rëndësishme në peshën e vet. Këputja e një hallke dëmton biznesin”, shprehet Hysenaj.

Hysenaj thotë se kompania që drejton ka një lidhje me një investitor të fuqishëm amerikan dhe bën direkt kontratat me fermerët për sasitë e bimëve që ofrojnë. “Kemi kontrata pesëvjeçare me fermerët. Rëndësia e kësaj është e madhe se fermerit i sigurohet tregu për pesë vjet. Mbajmë rreth 2500 punëtorë për të gjithë fazat e përpunimit të sherrebelës”, thotë ai.

Next Post
(FOTO) Këto janë pjesëmarrëset në Miss Kosova 2016

(FOTO) Këto janë pjesëmarrëset në Miss Kosova 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, djali trashëgimtar mes jetës dhe vdekjes

“Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, djali trashëgimtar mes jetës dhe vdekjes

January 18, 2026
Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

January 18, 2026
Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

January 18, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu kundër SHBA-ve: Bordi për Paqen në Gaza është armiqësor ndaj Izraelit

January 18, 2026
Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

January 18, 2026
Çfarë po ndodh në Greqi? Dy ish-kryeministra drejt burgut

“Rreth 90 mijë leje qëndrimi në pritje të zhbllokohen”, rregulla të reja për emigracionin në Greqi

January 18, 2026
Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

January 18, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

January 18, 2026
Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

January 18, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

“Ata që hidhen përpjetë çoroditën publikun”, Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In