• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hysaj ndez motorët: Nuk ndalem më

by A R
12/01/2016 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elseid Hysaj është një prej lojtarëve që kanë shkëlqyer në fazën e parë të Serisë A italiane. Kampion dimri me Napolin, por me synimin madhor për të fituar titullin në fund të sezonit, duke u bërë shqiptari i parë që ngre trofeun, pas Naim Kryeziut në sezonin 1941-’42 me Romën. Në lidhje telefonike për “Supersport”, mbrojtësi kërkon qetësi dhe qëndron me këmbë në tokë. “S’e kam ditur që ishim shpallur kampionë dimri, por vetëm kur e dëgjova në lajme. Thjesht kam parë që ishim në vend të parë. Të jesh kampion dimri nuk ka shumë rëndësi, më mirë të fitosh titullin kampion në fund. Vendi i parë ka presion, sepse me kalimin e ndeshjeve duhet ruajtur me patjetër ky pozicion. Ne të gjithë e dimë që nuk duhet të na kapë euforia e tifozëve. Do shikojmë vetëm në tri ndeshjet e fundit se cila skuadër është në vend të parë dhe cila në të dytin”.

Një protagonist absolut me kryesuesit e kampionatit italian, Hysaj tregon se transferimi në “San Paolo” ishte basti i karrierës, një lëvizje falë së cilës është rritur në aspektin individual. “Ishte një ambient shumë i vështirë për mua në fillim, e pashë si një investim për veten. Thashë: Do të shkoj në Napoli, do e provoj dhe do rrezikoj, ose jam futbollist i madh, ose lojtar për Serinë B apo për ekipe të vogla në Serinë A. Kjo ishte një provë e karrierës sime, por edhe sikur të më thoshin në fillim të firmosja për një sezon të tillë, nuk do ta kisha besuar. Jam përmirësuar shumë në mbrojtje, në një kundër është e vështirë të më kalosh, pasi po stërvitem me lojtarë si Mertens, Insinje apo Higuain dhe kundër lojtarëve të tjerë bëhet gjithçka më e thjeshtë.

Në fund të vitit 2015, Hysaj u vlerësua si mbrojtësi më i mirë i djathtë në Serinë A për gjysmën e parë të kampionatit dhe si një prej më të mirëve në Europë për këtë pozicion. Por, ky nuk është maksimumi, pasi 21-vjeçari beson se mund të përmirësohet ende. “Për të luajtur titullar përpara Maggios ka qenë pak e vështirë, pasi ai është një kampion dhe ka shumë vjet te Napoli. Më dhanë besim, skuadra filloi të luante mirë dhe unë po përmirësohesha. Akoma nuk kam arritur në maksimumin tim dhe shpresoj të vazhdoj kështu e të mos ndalem”.

Hysaj flet edhe për diferencat ndërmjet Napolit dhe Kombëtares. Dy ide të ndryshme loje, që u kanë sjellë suksese skuadrave. “Është lojë e ndryshme. Një mendim tjetër i skuadrës dhe taktikë e ndryshme. Te Napoli luajmë në vijë dhe me top, ndërsa në Kombëtare duhet të mbulojmë secili lojtarin e tij. Janë mendime të ndryshme që kanë prurë shumë përmirësime, si te Napoli, ashtu edhe në Kombëtare. Në përfaqësuese jemi lojtarë që vrapojmë, që kemi zemër të madhe. Kjo është loja jonë prej tre vjetësh dhe nuk mund ta ndryshojmë”. Në fund edhe një batutë për ambientimin në Napoli, qytet që nuk është shumë i ndryshëm nga Shkodra. “Napoli ka të veçantë se të gjithë pinë kafe në mëngjes si në Shkodër. Ka kafe pa fund, që gjenden si në Shqipëri”.

Next Post

Topalli: Pa Berishën, Basha nuk do bënte dot opozitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In