Lazio-Juventus është një nga sfidat më të rëndësishme të kësaj jave në Serie A. Në vigjilje të këtij takimi ka folur anësori kuqezi, Elsid Hysaj: “Po kalojmë një moment pozitiv, duhet ta shfrytëzojmë për të marrë një fitore që do të ishte shumë e rëndësishme për klasifikimin tonë. Gjithashtu jemi të vetëdijshëm se edhe Juventus po kalon një moment të mirë dhe ka lojtarë shumë cilësorë, për këtë arsye duhet përqendrim maksimal nga fillimi deri në fund.
Olimpiko mund të na jap një shtysë për të mposhtur Juven?
Çfarë do të thotë për ty fakti që je lojtari më i aktivizuar nga Sarri në karrierë?
Është nder i madh dhe krenari. E njoh Sarrin prej shumë vitesh, përpara Lazio-s kemi qenë së bashku tek Empoli dhe Napoli. Ai është një trajner që i pëlqen të përmirësojë lojtarët më të cilët punon, shpresoj të punoj me të edhe për shumë vite”, u shpreh Hysaj.