• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hysa u vra për paratë e drogës, u varros pranë parcelës me hashash, si u fut në kurth

by A R
19/07/2018 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

34-vjeçari Kejsi Hysa u vra për drogë dhe u varros në një parcelë me hashash. Këto detaje i ka dhënë vetë bashkëpunëtori në vrasje Hysni Ramaj, i cili u la nën masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Krujës. Gjatë deklarimit në polici, Ramaj tregoi se konflikti mes Kejsi Hysës dhe tij ka ndodhur sepse ky i fundit i kishte lënë në ruajtje 50 kg kanabis të cilat autori i kishte humbur. Për sasinë e kanabisit të humbur, Hysa i kërkonte 15 mijë euro dhe për t’ia kthyer e kërcënonte Ramajn se do i merrte shtëpinë e gjithçka kishte.

Në rrëfimin para policëve, Ramaj tregon se ditën e ngjarjes se bashku me Agron Tufën po punonin tek një parcelë me hashash e cila ndodhet në një vend të shpyllëzuar pranë varrezave te fshatit Shelqetit. Kanë telefonuar Kejsi Hysën dhe i kanë thënë të vijë të marrë borxhin. Një orë pas telefonatës Keisi mbërriti tek ata me makinën e tij Golf 5, me ngjyre gri. Ramaj i ka dorëzuar Hysës 1 milion lekë të vjetra dhe i ka thënë se pjesën tjetër të parave nuk e kishte. Kjo ka sjellë debat mes tyre dhe Kejsi Hysa i ka ofenduar 2 kushërinjtë.

Po sipas rrëfimit të Ramajt, Hysa e kërcënoi atë me pistoletë duke e drejtuar të hyjë më në brendësi të parcelës me hashash. Hysni Ramaj tha para uniformave blu se ka ecur para, tek rrugica qe hynë për ne parcele qe është rreth 3-4 metra dhe sapo është futur ne parcele ka dëgjuar një të shtënë dhe më pas ka parë Agronin me një pushkë 20-she në dorë, ndërsa Keisi kishte rënë në tokë rreth 2 metra larg tij, të rrugicë që të çonte në parcelë. Pasi janë qetësuar bashkë me Agronin kanë vendosur që ta groposnin Keisin tek parcela e hashashit. Me veglat e punës kanë hapur një gropë. Fillimisht e kontrolluan se çfarë kishte me vete Keisi, të cilit i kanë gjetur, një varëse floriri, një orë dore, një çantë supi ku kishte rreth 5.800 euro, si dhe pistoletën që e kishte në dorë, po kështu në xhepa kishte dhe dy telefona të thjeshte të markës Samsung e Nokia.

Të gjitha këto sende ia kanë marrë dhe trupin e pajetë e kanë groposur. Pistoletën e Keisit e kanë hedhur në ferra afër vendit ku kanë hedhur pushkën 20-she të Agronit. Eurot e viktimës i kanë ndarë përgjysmë. Pjesën e vet Hysniu ia ka dhënë një personi që ia ka patur borxh, ndërsa tek muri i banesës së tij ka futur varësen, orën Rolex të viktimës. Kejsi Hysa u zhduk pa lënë gjurmë më 5 korrik dhe u gjet i pajetë i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet 9 ditë më vonë./Balkanweb

Next Post
Mustafaj rikthehet në strukturat e larta drejtuese të PD? Ish-ministri flet pas kafes me Bashën

Mustafaj rikthehet në strukturat e larta drejtuese të PD? Ish-ministri flet pas kafes me Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com