• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hyrje- Daljet/ Kosovë- Shqipëri, brenda korrikut më shumë se 1 milion e 164 mijë persona

by Java News
02/08/2016 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vendkalimet kufitare Shqipëri-Kosovë korriku i vitit 2016 shënoi më shumë se 1 milion e 164 mijë (gjithësej 1164105) hyrje-dalje të personave, 12 për qind më shumë krahasuar me korrikun 2015, kur kishte 1033148 hyrje-dalje.

Në korrik 2016 kishte 292784 hyrje-dalje të automjeteve, 6 për qind më shumë se në vitin 2015 kur kishte 275570, bëri të ditur sot pasdite ekskuzivisht për ATSH Policia e Kosovës.

Po sipas këtij burimi zyrtar, në korrikun 2016, të kësaj vere me vapë e sezoni pushimesh me fluks të rritur drejt bregdetit shqiptar, vetëm në dalje nga Kosova në Shqipëri kishte 530623 persona, 113543 vetura, 4192 autobusë, 6103 kamionë. Ndërsa, vetëm në hyrje nga Shqipëria në Kosovë kishte 633482 persona, 156723 vetura, 4898 autobusë, 7325 kamionë.

Policia kosovare ka bërë të ditur po për ATSH se, në tre venkalimet kufitare Shqipëri-Kosovë, në Vërmicë-Morin, Qafë Morinë dhe Qafë Prush, qershori 2016 me më shumë se gjysëm milioni – gjithësej 507886 hyrje-dalje të personave kishte rritje fluksi për 1.52 për qind karahauar me qershorin 2015, kur kishte 500288 hyrje-dalje.

Fluks edhe më i madh se në qershor e korrik pritet në muajin gusht, i cili që në orët e ditët e para ka nisur me kolona në vendkalimin kryesor nëpër autostradën e kombit – në Vërmicë-Morin e në venkalimet tjera, e me mot me shumë diell e vapë.

Gjithnjë sipas njoftimeve për ATSH të Policisë kosovare, gjatë tre muajve të verës 2015 – qershor, korrik e gusht, mes Shqipërisë e Kosovës kishte më shumë se 2.7 milionë (2732089) hyrje dalje të personave.

Viti 2015 në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve në hyrje-dalje gjithësej 26.75% – në hyrje 30.2% e në dalje 23.3%, si dhe të automjeteve 14.1% gjithësej në hyrje-dalje – 22.1% në hyrje e 6.2% në dalje, krahasuar me 2014-tën. Ishin gjithësej 5412238 hyrje-dalje të personave dhe 1849987 hyrje-dalje të automjeteve.

Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, viti 2014 kishte shënuar rritje të fluksit të njerëzve për 19,312 % dhe të automjeteve për 21,883 %, krahasuar me 2013-ën.

Në këtë verë të 2016-tës, në 7 korrik në kufirin Shqipëri-Kosovë u nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar në pikëkalimin kryesor nëpër autostradë Morinë-Vërmicë, në territoret respektive. Nënshkrimi u bë në anën kosovare, Vërmicë, nga dy drejtorët e përgjithshëm të policive, i Shqipërisë Haki Çako dhe i Kosovës, Shpend Maxhuni.

Në 29 qershor, qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për pikë të përbashkët të kontrollit kufitar me Republikën e Shqipërisë, në sezonin veror.

Në 1 korrik ka nisur organizimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror, deri në 31 gusht, sipas memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në 30 qershor në Prizren nga drejtorët e përgjithshëm të policive të Shqipërisë e Kosovës, Çako e Maxhuni./atsh/a.k

Next Post

VIDEO/ “Mos e prek stjuardesën time...!” Piloti i avionit shtrin në tokë një pasagjer të “bezdisshëm”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

December 18, 2025
“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

December 18, 2025
“Proces farsë me dëshmitarë qesharakë”, Rama drejt Hagës: Do takohem me Thaçin! Uroj që teatri absurd të…

“Proces farsë me dëshmitarë qesharakë”, Rama drejt Hagës: Do takohem me Thaçin! Uroj që teatri absurd të…

December 18, 2025
Rama ndërhyn LIVE në videon e Osmanit: Ti e di që unë s’të dua, por…

Rama ndërhyn LIVE në videon e Osmanit: Ti e di që unë s’të dua, por…

December 18, 2025
“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

December 18, 2025
Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

December 18, 2025
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

December 18, 2025
Publikohet shkaku i vdekjes së çiftit Reiner, djali vrasës paraqitet për herë të parë në gjykatë

Publikohet shkaku i vdekjes së çiftit Reiner, djali vrasës paraqitet për herë të parë në gjykatë

December 18, 2025
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe mjegull gjatë paradites, temperaturat mbeten të ulëta

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe mjegull gjatë paradites, temperaturat mbeten të ulëta

December 18, 2025
“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

Publikoi materialin sekret të SPAK?! Reagon Gazment Bardhi: E gjeta…

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In