Arsyeja se pse donte të futej në atë tub, mbetet mister! E vetmja gjë e sigurt është se një endacak 31-vjeçar gjeti vdekjen i bllokuar në një tub mbështetës të një rrëshqitëseje, në një park ujor në Arizona, SHBA.
Policia ndërhyri për ta liruar, por vetëm pas pesë orësh, kur dhe kishte gjetur vdekjen.
Ngjarja tragjike ndodhi këtë të martë, në Eldorado Aquatic and Fitness Center, një park ujor në zonën e Scottsdale.
Dyshohet se endacaku Ryan Kelly, kishte hipur në rrëshqitëse për tu larë në pishinë, por duket se kishte ngatërruar tub, duke u bllokuar në tubin mbështetës.
Ulërimat e tij u dëgjuan nga një polic shumë orë pas ngjarjes, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të kota, pasi burri gjeti vdekjen, pasi u desh kohë për tu futur në tubin ku ai ishte bllokuar.
/a.r











