• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hyn në një fazë kritike përplasja mes Madridit dhe Katalonias

by Java News
22/10/2017 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria spanjolle njoftoi se synon të shkarkojë zyrtarët e qeverisjes lokale të rajonit Katalonia dhe të organizojë zgjedhje të parakohshme brenda gjashtë muajve, në kuadrin e përpjekjeve për të bllokuar shkëputjen e rajonit. Megjithatë, separatistët katalonas thonë se nuk do të nënshtrohen dhe se do të kalojnë në mosbindje masive civile.

Aktivistët pro pavarësisë në rrugët e Barcelonës dolën dje në rrugë për të kërkuar lirimin e dy udhëheqësve të tyre që u burgosën disa ditë më parë nga Gjykata Kombëtare e Spanjës, të akuzuar për kryengritje.

Separatistët katalonas menduan se referendumi i zhvilluar do t’u jepte atyre më shumë liri nga Spanja, dhe jo më pak. Por, qeveria spanjolle filloi dje procesin ligjor për të kufizuar pushtetin vetëqeverisës të Katalonjës, si dhe njoftoi se synon të shkarkojë udhëheqësit lokalë dhe të marrë rajonin nën kontroll/

“Mendoj se do të ketë mosbindje civile. Pala katalonase pro pavarësisë po përqëndrohet tek shmangia e dhunës”, thotë studiuesi i shkencave politike, Joseph Costa.

Qeveria rajonale e Katalonias thotë se referendumi i 1 tetorit, i shpallur i paligjshëm nga Madridi, i ka dhënë mandatin për shkëputjen nga Spanja, por pezulloi shkëputjen e menjëhershme që të zhvilloheshin bisedime me Madridin.

Gjatë një mbledhjeje urgjente, qeveria në Madrid vendosi fillimin e procesit për zvogëlimin e pushtetit vetëqeverisës të Katalonjas. Ata synojnë të shkarkojnë zyrtarët rajonalë dhe të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme brenda gjashtë muajve. Por, aktivistët e dalë në rrugë mbeten të vendosur.

Vetë katalonasit mbeten megjithatë të përçarë, siç demonstrohet nga flamujt e ndryshëm që valëviten në ballkonet e shtëpive.

“E di që jemi më të fortë së bashku dhe mendoj që prej problemeve ekonomike dhe krizës së një viti më parë, duhet të qëndrojmë së toku”, thotë Gitta, banore vendase.

“Tashmë është një çështje shumë e vështirë. Nuk e di”, thotë Lydia.

“Është çështje tepër e vështirë dhe nuk kam një qëndrim të qartë”, thotë Maria.

Senati në Madrid pritet të votojë këtë javë për planin e qeverisë spanjolle, duke shënuar kështu të parën herë që kufizohet vetëqeverisja e rajonit. Më pak se gjysma e popullsisë prej 7.5 milionë banorësh të Katalonias morën pjesë në referendum, megjithëse 90% e pjesëmarrësve votuan në favor të pavarësisë.

“Nëse partitë pro pavarësisë qëndrojnë të bashkuara, siç kanë premtuar, ka pak gjasa që qeveria spanjolle të zbatojë diçka”, thotë udhëheqësja separatiste, Tanya Verge.

Përplasja ndërmjet Katalonias dhe Madridit ka hyrë qartazi në një fazë tjetër kritike, me rreziqe më të mëdha për të dyja palët. Në përgjigje të Madridit, udhëheqësi separatist Carles Puigdemont akuzoi qeverinë spanjolle se kërkon të bëjë puç shteti në Barcelonë./VOA

Next Post
Zgjedhjet Kosovë, Exitpoll: Si ndahet Prishtina dhe rezultatet për secilën komunë

Zgjedhjet Kosovë, Exitpoll: Si ndahet Prishtina dhe rezultatet për secilën komunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Muri i Brukselit: dështimi i konfiskimit dhe kriza e vlerave

December 29, 2025
VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

December 29, 2025
Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

December 29, 2025
Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

December 29, 2025
Kur brilanti vdes i uritur

Kur brilanti vdes i uritur

December 29, 2025
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

December 29, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

December 29, 2025
Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com