• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hyn në fuqi vendimi, ja sa para do të jepen për pensionet! Për kompensimin e pronarëve, 3 miliardë lekë

by A R
04/02/2025 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar Programin e Reformave Ekonomike për periudhën 2025– 2027, që synon të nxisë rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe zhvillimin e sektorëve kyç të vendit.

Programi i ri përmban një seri masash dhe iniciativash strategjike, që do të adresojnë sfidat e ekonomisë shqiptare, përmirësojnë klimën e biznesit, mbështesin investimet e huaja dhe vendëse, si dhe përmirësojnë sistemin fiskal dhe administratën publike. “Vendim nr. 46, datë 22.1.2025 për miratimin e Programit të Reformave Ekonomike (ERP) 2025–2027. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e Programit të Reformave Ekonomike (ERP) 2025–2027, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, – thuhet në vendim.

PROGRAMI PËR PENSIONET

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2025 parashikohet në masën 192.3 miliardë lekë ose 7.3% e PBB-së. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 1.6 miliardë lekë dhe 3.75 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.

Ndërsa, shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2025 janë parashikuar në masën 63.1 miliardë lekë ose 2.4% e PBB-së. Së fundi, shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve parashikohen në total në masën 3 miliardë lekë ose 0.1% e PBB-së. Balanca primare parashikohet në një mesatare prej rreth 0.5 për qind në vit gjatë periudhës së ardhshme afatmesme (2025–2027).

“Shifrat e parashikuara për vitin 2024 tregojnë një rënie të borxhit publik në rreth 55.2 për qind të PBB-së nga afërsisht 57.5 për qind në vitin 2023. Prirja është vendosur të vazhdojë me një ulje të mëtejshme të pritshme në rreth 54.8 për qind në vitin 2025. Sipas skenarit aktual bazë, borxhi publik pritet të ulet në rreth 53.2 për qind deri në vitin 2027, me një rënie të mëtejshme në afërsisht 48.0 për qind deri në vitin 2031 dhe (në mungesë të ndonjë shoku makroekonomik të konsiderueshëm negativ), duke qëndruar nën 45% të PBB-së deri në vitin 2034”, – thuhet në vendim.

PARASHIKIMI I TË ARDHURAVE

Është parashikuar rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.9% dhe indeksi i çmimeve 3%. Për efekt të programimit të tyre përdoret 70% e rritjes në programimin e të ardhurave. Si rezultat i zbatimit nga qeveria të reformës në fushën e pagave në 1 korrik 2024 dhe që do të ketë efekt në muajt e parë të vitit 2025, si dhe efekti i politikave të mëparshme tatimore. Të ardhurat e projektuara që do të gjenerohen nga përmirësimi në administrimin e tatimeve, taksave dhe detyrimeve të kontributeve, hapa të cilat janë parashikuar edhe në kuadër të zbatimit të “Strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024–2027”, si dhe faktorë të tjerë pozitivë.

Bazuar në projeksionet tona, efektet në të ardhura te tatimet dhe doganat dhe kontributet nga këta faktorë janë, si më poshtë: 14.9 miliardë lekë parashikohet që të jetë rritja nga rritja ekonomike; 5.4 miliardë lekë nga inflacioni; 15.2 miliardë lekë nga përmirësimi në administrimin e tatimeve dhe taksave, duke përfshirë dhe masat e draftstrategjisë afatmesme të të ardhurave; 9.15 miliardë lekë nga efektet e politikave fiskale të ndërmarra vitet e mëparshme, efektet e politikave buxhetore në fushën e pagave; 10.8 miliardë lekë nga masat e tjera fiskale. Totali i shpenzimeve publike për vitin 2025 është planifikuar 825.08 miliardë lekë ose 31.5% e PBB-së.

Next Post
“Opozita premton qilima fluturues”, Rama: Ky vend nuk gjen dot më të mirë se ne edhe për 10 vite

“Po mor gomar po”, Rama i kundërpërgjigjet komentuesit: Kam ngarkesë për ta çuar Shqipërinë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia nuk kursen as civilët, bombardim i egër ndaj qendrës tregtare në Ukrainë, të paktën 16 të vdekur dhe 130 të plagosur!

Rusia nuk kursen as civilët, bombardim i egër ndaj qendrës tregtare në Ukrainë, të paktën 16 të vdekur dhe 130 të plagosur!

August 22, 2026
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit -

Tregtia e fshehtë mes dy vendeve, SHBA bën gati sanksionet e reja ndaj Iranit, mund të përfshijë dhe Kinën!

August 22, 2026
Tragjedi ajrore në Kroaci, avioni rrëzohet në parkun Kombëtar të Zadarit, 2 persona të vdekur!

Tragjedi ajrore në Kroaci, avioni rrëzohet në parkun Kombëtar të Zadarit, 2 persona të vdekur!

August 22, 2026
“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

August 22, 2026
“Destinacion unik, ku natyra është spektakël”- Nis festivali “Ah Theth”, Rama jehonë lajmit: Mes bukurive të Alpeve!

“Destinacion unik, ku natyra është spektakël”- Nis festivali “Ah Theth”, Rama jehonë lajmit: Mes bukurive të Alpeve!

August 22, 2026
Vatër e madhe zjarri në Cërrik, operacion nga toka për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për zonat e banuara!

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, operacion nga toka për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për zonat e banuara!

August 22, 2026
Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com