• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hyn në fuqi vendimi! Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës

by
27/03/2022 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Bundestagu gjerman u ka dhënë të drejtën shqiptarëve që të konvertojnë patentën e tyre pa pasur nevojë të bëjnë provime shtesë.

Njohja e lejeve të drejtimit nga shteti gjerman pritet të lehtësojë lëvizjen me automjete të shqiptarëve dhe kosovarëve që jetojnë me rregulla në këtë shtet.

Shtetasit shqiptarë që jetojnë në Gjermani do të mund të drejtojnë automjetet e tyre në këtë shtet edhe me patentat që kanë marrë në vendin tonë.

Kësaj pengesë, e cila ka kushtëzuar shqiptarët prej shumë vitesh, i ka dhënë fund Bundestagu. Të gjithë qytetarët shqiptarët të cilët jetojnë në Gjermani dhe kanë një vendbanim të rregullt do të kenë mundësive të konvertojnë këtë dokument pa provime teorike dhe praktike shtesë, siç ka qenë deri më tani.

Parimi i vendbanimit të rregullt

Rregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave nga Kosova dhe Shqipërianë Gjermani. Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të vinin këtu.

Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën. Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar.

Por çfarë do të thotë vendbanim i rregullt? Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit.  Nëse një migrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën.

/b.h

Next Post
“Putin do të bëhet zot i botës!”/ Parashikimi i Baba Vangës: Të gjithë do shkrihen si ‘akulli’

"Putin do të bëhet zot i botës!"/ Parashikimi i Baba Vangës: Të gjithë do shkrihen si 'akulli'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizmi në resortin e Trumpit në Skoci, 7 persona të akuzuar për “lidhje me terrorizmin”

August 29, 2026
Tradita shqiptare dhe turistët, mesazhi i Ramës: Vizitorët shijojnë mbrëmjet tradicionale shqiptare, mikpritjen dhe energjinë!

Tradita shqiptare dhe turistët, mesazhi i Ramës: Vizitorët shijojnë mbrëmjet tradicionale shqiptare, mikpritjen dhe energjinë!

August 29, 2026
Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë e gjatë mjetesh dhe radhë në Morinë

Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë e gjatë mjetesh dhe radhë në Morinë

August 29, 2026
VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

Mojtaba Khamenei njofton rikthimin si lideri suprem me një mesazh për iranianët, thirrje për shmangie të konflikteve politike

August 29, 2026
Nepali refuzon ndihmën e huaj për shpëtim pas përmbytjeve -

Rëndohet edhe më shumë bilanci i katastrofës në Nepal dhe Tibet, 633 të vdekur dhe mbi 2300 të zhdukur! Vijon aksioni i kërkim-shpëtimit

August 29, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve: Nga 34 vatra zjarri, 5 ende aktive! S’ka rrezik për banorët

August 29, 2026
VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

August 29, 2026
Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

GJKKO e la në burg për 6 akuza, zbulohet vendi ku do izolohet biznesmeni Ergys Agasi!

August 29, 2026
U akuzua për korrupsion, shpallet fajtor ish-presidenti i Ekuadorit! Lenin Moreno përfitoi fonde nga kompania e ndërtimit

U akuzua për korrupsion, shpallet fajtor ish-presidenti i Ekuadorit! Lenin Moreno përfitoi fonde nga kompania e ndërtimit

August 29, 2026
Monstra që pasi u vriste familjen fëmijëve të Srebrenicës u shpërndante çokollata

Funerali i “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç me shpenzime publike dhe nderime shtetërore nga Serbia, Kroacia reagon ashpër

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com