Dy emrat e dërguara nga Kuvendi i Shqipërisë si anëtare të Gjykatës Kushtetuese janë botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare.
Bëhet fjalë për kandidaturën e Elsa Toskës dhe Fjona Papajorgjit, të cilët u propozuan si kandidatura nga Kuvendi i Shqipërisë dhe u votuan në seancën plenare nga deputetët e maxhorancës dhe opozitës së re.
Bashkë me këto dy kandidate është quajtur si e miratuar edhe kandidatura e Arta Vorpsit.
Kjo e fundit nuk është votuar në Parlament, por është shpallur si fituese pasi renditej e para në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Ditën e sotme Vorpsi ka kryer betimin para noterit, ndërkohë që Presidenti Meta ka dekretuar kandidaturën e Marsida Xhaferrllarit për këtë post.
Tashmë shkon në 4 numri i anëtarëve të kësaj gjykate.
g.kosovari