• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hyn në fuqi ligji për mbrojtjen e shtresave në nevojë, ja si do bëhet kompensimi i dritave

by Java News
12/07/2016 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtesën prej 648 lekësh çdo fundmuaji do të kenë mundësi ta përfitojnë edhe pensionistët që jetojnë në fshat.

Dje ka hyrë në fuqi vendimi i ri i Qeverisë “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KWH në muaj”. Janë rreth 5 mijë të moshuar që bëhen rishtazi pjesë e skemës, duke e çuar në 208 mijë numrin total të familjeve që trajtohen me rimbursim.

KATEGORITË

Një vit më parë, Qeveria vendosi që të ofrojë mbështetje financiare për disa kategori sociale që prekeshin nga ndryshimi i çmimit të dritave. Nga radhët e pensionistëve u përfshinë ata që kishin vendbanimin në qytet, por me kushtin që në përbërje të familjes të mos kishte anëtarë të punësuar apo të vetëpunësuar.

Ndërkaq, pak ditë më parë, u finalizua edhe vendimi, i cili i zgjeron kategoritë që do të marrin kompensim. Në këtë mënyrë, prej korrikut e në vijimësi pagesën prej 648 lekësh në muaj do ta përfitojnë edhe të moshuarit e zonave rurale. Veç tyre, një tjetër kategori që shtohet janë ata të cilët nuk kanë derdhur asnjë vit kontribute dhe që pas janarit të 2015-s trajtohen me pension social, në vlerën e 6750 lekëve në muaj.

formulari

Për këta të fundit nuk është i rëndësishëm vendbanimi, pasi e përfitojnë në secilin rast. Ato që ndryshojnë janë kriteret, pasi nëse jetojnë në qytet, duhet që të mos kenë anëtarë të tjerë të punësuar apo të vetëpunësuar dhe nëse jetojnë në zonat rurale, kusht është që të jetojnë të vetëm.

DOKUMENTET

Një fotokopje e kartës së identitetit, certifikatë familjare, si dhe fotokopje e librezës së dritave. Mjaftojnë vetëm këto tri dokumente për të përfituar rimbursimin. Dorëzimi i tyre bëhet pranë drejtorive rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Bashkë me to, pensionistët do të duhet të plotësojnë edhe një formular me të dhënat bazë. Ky i fundit do të vendoset në dispozicion nga punonjësit e ISSH-së.

Për depozitimin e kësaj kërkese nuk ka afate. Aplikimet mund të bëhen në çdo kohë. FONDI Përveç pensionistëve, pjesë e skemës së kompensimit janë edhe 6 kategori të tjera, konkretisht: familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuara, ata që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror, familjet e punonjësve buxhetorë me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë në muaj, të verbrit, si edhe personat paraplegjikë e tetraplegjikë.

Për të përballuar kompensimin e energjisë elektrike për 5 mijë pensionistë që përfshihen rishtazi, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të vërë në dispozicion fondin 30 milionë lekë ose, thënë ndryshe, 3 milionë dollarë. “Efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi përllogariten në shumën 30 milionë lekë dhe përballohen brenda fondeve të buxhetit të Sigurimeve Shoqërore të vitit 2016”, thuhet në vendimin e Qeverisë./Panorama/a.k

Next Post

Aleanca kundër plehrave i kërkon Kuvendit të ndërpresë diskutimin për projektligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In