• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleanca kundër plehrave i kërkon Kuvendit të ndërpresë diskutimin për projektligjin

by Aalison Pearse Stevens
12/07/2016 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca Kundër Importit të Plehrave i kërkon Parlamentit të ndërpresë me urgjencë diskutimet mbi projektligjin e propozuar për importin e mbetjeve urbane në Shqipëri. Gjithashtu aleanca kërkon që parlamenti ta heqë projektligjin nga rendi i ditës për votim ne datë 21 korrik, datë kjo që sipas përfaqësuesit Aleancës, ambientalistit Lavdosh Feruni është caktuar qëllimisht të kalojë pa zhurmë, pasi po atë ditë diskutohet edhe reforma në Drejtësi. Me arsyetimin se populli i ka thënë ‘JO’! Importit te plehrave, AKIP paralajmëron referendum dhe protesta popullore

“Propozimi aktual nuk ndryshon aspak nga propozimet e të shkuarës dhe rrezikon ta kthejë Shqipërinë një kosh plehrash të Europës. Shqiptarët kanë firmosur se nuk duan të shkojnë në Europë nëpërmjet përpunimit të plehrave të Europës”, tha Lavdosh Feruni.

Për sa më sipër, Aleanca Kundër Importit të Plehrave, kërkon: “Kuvendi i Shqipërisë të ndërpresë menjëherë diskutimet për projektligjin e propozuar dhe ta heq atë nga rendi i ditës për votim më dt 21 korrik 2016. AKIP bën gjithashtu të ditur se në rast se Kuvendi i Shqipërisë guxon të vazhdoj me procedurat për miratimin e të miratojë në mënyrë tinzare lejimin e importit të plehrave, veç rinisjes se protestave popullore do të kërkojë riaktivizimin e procedurave për ndalimin e importit të plehrave me referendum”.

Projektligji për importin e mbetjeve i cili është hartuar nga Ministria e Mjedisit ne bashkëpunim me Shoqatën e Ricikluesve, është firmosur nga deputetët e PS-së, Eduart Shalsi e Ervin Bushati dhe deputeti i LSI-së, Bujar Derveni. Ironik i duket ky fakt Aleancës Kundër Importit të Plehrave, pasi tre deputetët propozues të këtij projektligji ishin dhe mbështetës të lëvizjes qytetare në vitin 2013, për të ndaluar importin e plehrave. Në një relacion që shoqëron projektligjin në fjalë, argumentohet se vendi ynë sot ka Inspektoriatin e mjedisit, i cili mjafton për t’u siguruar se nuk do të ketë import të paligjshëm. Propozimi parashikon që në Shqipëri të importohen vetëm mbetje urbane e inerte jo të rrezikshme, duke lënë në fuqi ndalimin për importin e lëndëve kimike dhe llojeve të tjera. Ne relacionin e atyre që mbrojnë projektligjin shkruhet gjithashtu se importi i mbetjeve nga jashtë do te rivitalizoje industria vendase të riciklimit te mbetjeve, do të rihapen dhjetra mijëra vende pune, do të rritet buxheti i shtetit si pasoje e detyrimeve doganore që do të paguajnë nëpër dogana importuesit e këtyre mbetjeve.

bw/d.i.

Next Post

Nëse keni vite që pini duhan, kjo recetë e thjeshtë do ju ndihmojë të pastroni mushkëritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Travel of Path” rekomandon Shqipërinë: Destinacion i sigurt, ofron përvojë unike për turistët

“Travel of Path” rekomandon Shqipërinë: Destinacion i sigurt, ofron përvojë unike për turistët

July 29, 2026
Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

July 29, 2026
Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

July 29, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Sondazh: 73 % e amerikanëve mendojnë se Trumpi nuk po u kushton vëmendjen e duhur problemeve më të rëndësishme të Amerikës

July 29, 2026
Irani godet bazat amerikane/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Irani godet bazat amerikane/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

July 29, 2026
Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

July 29, 2026
FIFA kërkon t’ia lërë organizimin e Botërorit kompanisë së financuar nga Kushner, reagon UEFA: Futbolli nuk është në shitje

FIFA kërkon t’ia lërë organizimin e Botërorit kompanisë së financuar nga Kushner, reagon UEFA: Futbolli nuk është në shitje

July 29, 2026
I sëmuri u braktis nga ambulanca dhe ndërroi jetë? Reagon spitali i Durrësit: Ja si qëndron e vërteta

I sëmuri u braktis nga ambulanca dhe ndërroi jetë? Reagon spitali i Durrësit: Ja si qëndron e vërteta

July 29, 2026
Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK

Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK

July 29, 2026
U miratua me 74 vota nga socialistët, vetëm 19 prej tyre lexuan marrëveshjen për huanë nga SHBA-të

U miratua me 74 vota nga socialistët, vetëm 19 prej tyre lexuan marrëveshjen për huanë nga SHBA-të

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com