• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hyn në fuqi ligji i ri: Makinat që kanë gjoba konfiskohen nga policia. Rastet kur e humb përfundimisht makinën tënde

by A R
24/08/2022 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lumi” i gjobave që vë policia rrugore dhe ajo bashkiake, kryesisht për parkimet, shoqërohet nga tani e tutje me një masë drastike të konfiskimit të automjetit duke sjellë telashe me duzinë për pronarët e mjeteve.

Ndryshimet ligjore hynë në fuqi ditën e sotme dhe nëse keni gjoba të papaguara, makina bllokohet menjëherë dhe dërgohet me karrotrec në pikat e grumbullimit që ka policia dhe bashkia.

Nuk është e qartë nëse qytetari do të detyrohet të paguajë masë shtesë administrative dhe tarifën për transportin me karrotrec.

Sipas ligjit të ri, makina do të mbahet e bllokuar deri në paraqitjen nga kundërvajtësi të dokumenteve të munguara.

Por çfarë ndodh kur automjeti u takon personave që nuk kanë lidhje me shkeljen administrative. Në këto raste mjeti nuk konfiskohet, por veprohet duke ndërprerë qarkullimin e mjetit dhe shoqërimin e tij së bashku me drejtuesin e mjetit në Komisariatin e Policisë për verifikim e identifikim.

Sipas ligjit të ri thuhet se “mjetet rrugore për të cilat është marrë masë administrative plotësuese, si ndalim administrativ ose heqje mjeti, ruhen pranë pikave të ruajtjes të caktuara për këtë qëllim.

Ndalimi administrativ i mjeteve rrugore, bëhet sipas afateve të përcaktuara në nenet përkatëse të Kodit Rrugor, pas plotësimit të procesverbalit të konstatimit të shkeljes nga agjenti verifikues.

Në rastet kur nuk është përcaktuar periudha kohore e ndalimit administrativ, ndalimi bëhet në varësi të mundësisë së kundërvajtësit për të paraqitur dokumentacionin e munguar në momentin e konstatimit, brenda periudhës kohore prej 5 ditë kalendarike, kohë e nevojshme për paraqitjen e dokumentacionit të munguar, ose për ankim në OASH.

Në rast të mosparaqitjes së dokumentacionit të detyrueshëm ligjor të mjetit brenda afatit 5 ditor, nga agjenti verifikues përpilohet procesverbali i konstatimit të shkeljes, deri në paraqitjen nga kundërvajtësi të dokumenteve të munguara.

Në rastet e identifikimit të drejtuesve të automjeteve debitorë për kundërvajtjet administrative në fushën e qarkullimit rrugor, për përmbushjen e detyrimeve financiare, agjenti verifikues bën ndalimin me proces-verbal të mjetit në pikën e caktuar të ruajtjes, si dhe plotëson procesverbalin e konstatimit të shkeljes pa vlerë gjobe.

Në të gjitha rastet, kur Kodi Rrugor parashikon përveç sanksionit me gjobë, edhe masa administrative plotësuese, kompetenca e vendosjes së masës administrative plotësuese është e agjentit verifikues që ka verifikuar shkeljen”.

Me ligjin e ri, mund ta humbësh fare mjetin kur kanë kaluar 5 ditë nga rrëzimi i ankesës nga OASH-ja, ose nga përfundimi i afatit për ankesë tek OASH-ja (pra nuk është paraqitur), ose nga përfundimi i periudhës së caktuar të sekuestrimit, kur nuk është paraqitur kërkesa për heqjen e sekuestrimit. OASH-ja shprehet me vendim për vlefshmërinë e konfiskimit të mjetit dhe kalimin e tij në Rezervat Materiale të Shtetit.

/a.r

Next Post
Publikohet fotoja e panjohur, kur Sali Berisha falej në xhami për të marrë pushtetin nga Ramiz Alia! Po sot?

Publikohet fotoja e panjohur, kur Sali Berisha falej në xhami për të marrë pushtetin nga Ramiz Alia! Po sot?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In