Miku special i edicionit të nëntë të Festivalit të Filmit në Prishtinë, regjisori i njohur ndërkombëtar Paul Haggis.
Në natën finale të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, regjisorit Haggis, nga PriFilmFest 2017, iu nda një trofe nderi ”Hyjneshë e Artë” për kontributin e tij jetësor për kinemanë, transmeton Klan Kosova.
Gjatë fjalimit të tij më rastin e pranimit të ‘’Hyjneshës së Artë’’, Haggis tha se derisa nuk është harruar historia në të cilën Kosova ka kaluar, një pëpjekje për të falur po ndodh duke ndarë cmime artistike gjithandej botës.
”Ndërsa nuk keni harruar përpiquni që të falni atë në të cilën keni kaluar. Ju këtë e bëni duke dhënë çmime për të gjitha vendet e botës”.”Jam shumë i nderuar në këtë skenë, është një organizim i quajtur i pastër dhe uroj që të vazhdoni kështu për të kërkuar drejtësi”, ka përfunduar regjisori i njohur, Haggis. (b.an)