• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hyjnë në fuqi patentat e reja, të vjetrat aktive sipas afatit

by Lorenc Vangjeli
08/01/2016 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë drejtuesit e makinave të cilët janë pajisur me patentë deri në dhjetor 2015-ës nuk duhet të shqetësohen nga hyrja në fuqi e lejeve të drejtimit të reja. Ndryshe nga sa u spekulua në media, patentat e tyre do të jenë të vlefshme sipas afatit të përcaktuar më parë në saj të kategorisë së lejes së drejtimit që ata kanë marrë.

Nga 1 janari ka hyrë në fuqi sistemi i patentave të reja, të njehsuara me sistemin e Bashkimit Evropian raporton Shqiptarja.com. Çdo leje e dhënë nga 1 janari do të kategorizohet duke filluar nga AM ku përfshihen ciklomotorët dhe mjetet me katër rrota të lehta, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka bërë me dije afatet e vlefshmërisë për patentat që janë dhënë deri më 31 dhjetor 2015.

Kategoria A, B dhe BE: janë të vlefshme për 10 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 50 vjeç; janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 50 deri në 60 vjeç; janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 60 vjeç

Kategoria C, D, CE dhe DE:

janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 60 vjeç; janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi moshën 60 vjeç; nuk rinovohen mbi 65 vjeç.

Leja e drejtimit ndërkombëtare
Plotësohet me afat vlefshmërie 1 (një) vjeçar, nga data e lëshimit. Nuk lëshohet leja e drejtimit nderkombëtare, nëse i ka kaluar afati i vlefshmërisë i lejes së drejtimit kombëtare.

Leja e drejtimit e përkohshme.
Plotësohet me afat 1(një) mujor nga data e lëshimit, sipas përmbajtjes së lejës.

Leje drejtimi të posaçme(për invalidët)
Kategoria A dhe B
janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 60 vjeç janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 60 vjeç

Kategoria C:
janë të vlefshme për 3 vjet.
nuk  janë të vlefshme  mbi 65 vjeç – See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/nga-1-janari-karton-i-ri-p-r-shofer-t-por-vlen-afati-i-patentave-t–vjetra-335797.html#sthash.jAmELksD.dpuf

Next Post

Temperaturat e ulëta/ Kaos në kampet e klandestinëve në Kroaci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In