• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hyjnë në fuqi ndryshimet për TVSH-në për shitjen e ndërtesave

by Java News
23/01/2017 14:34
Drejtoria e Tatimeve

Drejtoria e Tatimeve

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet në zbatimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH-së, për shitjen e ndërtesave tashmë kanë hyrë në fuqi, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tërheq vëmendjen e pasi e drejta e zgjedhjes së aplikimit të kësaj takse ushtrohet për ndërtesa ose pjesë të ndërtesës, që shiten pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Ndër ndryshimet kryesore që sjell ky vendim është e drejta për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së për furnizimin e ndërtesës ose i pjesëve të një ndërtese. Personat e tatueshëm mund të ushtrojnë të drejtën të zgjedhin duke e trajtuar furnizimin e ndërtesave si furnizim të tatueshëm me shkallën e TVSH-së prej 20%. Kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet prej personave të tatueshëm që furnizojnë ndërtesa apo ambiente për banim,ose kur blerësi është një individ.

E drejta e zgjedhjes ushtrohet për ndërtesat ose pjesë të ndërtesës, të cilat furnizohen (shiten) për qëllim përdorimi për veprimtarinë ekonomike të blerësit, subjekt i regjistruar, ose për qëllime rishitjeje prej tij, por jo për banim. Për të ushtruar të drejtën e zgjedhjes personi i tatueshëm duhet të aplikojë zgjedhjen për çdo rast, përveçse kur blerësi është një person juridik i patatueshem ose një person i tatueshëm që kryen veprimtari të përjashtuar nga TVSH-ja.

Kusht është që në kontratën e furnizimit të ndërtesës të shkruhet e shprehur qartë zgjedhja e dëshiruar nga furnizuesi dhe pranimi i saj nga blerësi.
Në rastin kur blerësi, një person juridik i patatueshëm ose i përjashtuar nuk e pranon zgjedhjen, atëherë e drejta e zgjedhjes për të aplikuar TVSH-në nuk ushtrohet

Vendimi po ashtu paraqet modalitetet dhe rregullat e ushtrimit të së drejtës për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së për furnizimin e ndërtesës. Personi i tatueshëm paraqet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore një deklaratë me shkrim, ku deklaron se furnizimi i ndërtesës do të trajtohet si furnizim i tatueshëm me TVSH 20%, si dhe një kontratë noteriale midis furnizuesit dhe blerësit, në të cilën duhet të jetë shprehur qartë se palët bien dakord se furnizimin e ndërtesës do ta trajtojnë si furnizim të tatueshëm me TVSH.

Furnizuesi duhet të disponojë kontratën e shitjes, të cilën e vë në dispozicion të autoriteteve tatimore, kur i kërkohet. Mungesa e kontratës së furnizimit nuk i jep të drejtën e trajtimit të shitjes së ndërtesës si furnizim i tatueshëm.

Në rastin kur ndërtesa përdoret për qëllime të veprimtarisë ekonomike nga vetë personi i tatueshëm ndërtues ose nga investitori, kontratën e ndërtimit midis ndërtuesit dhe investitorit dhe lejes përkatëse të ndërtimit, si dhe një deklaratë noteriale për qëllimin e përdorimit të ndërtesës.

Në rast se personi i tatueshëm ia shet ndërtesën personave të tatueshëm, të cilët ushtrojnë veprimtari të përjashtuar nga TVSH-ja, furnizimi i ndërtesës trajtohet me TVSH, vetëm në rast se në kontratën e furnizimit, personi i tatueshëm blerës është njohur me këtë fakt dhe ka pranuar të paguajë TVSH-në.

Në këtë rast, furnizuesi paraqet kontratën përkatëse, mungesa e së cilës nuk i jep të drejtën e trajtimit të furnizimit si të tatueshëm.
Zgjedhja nis ditën e parë të muajit në të cilin ajo formalizohet. Pas fillimit të ushtrimit, zgjedhja zbatohet për aq kohë sa nuk ka qenë objekt ndërprerjeje.

E drejta e zbritjes kur ushtrohet zgjedhja për furnizimin e ndërtesave ushtrohet në përputhje me dispozitat dhe përcaktimet në ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.
Furnizuesi duhet të evidentojë veçmas zbritjet e TVSH-së për secilën nga ndërtesat ose grup-ndërtesat.

Kur furnizuesi i ndërtesave ushtron edhe veprimtari të tjera të tatueshme me TVSH ose jo, në lidhje me të drejtën e zbritjes së TVSH-së duhet të evidentojë veçmas blerjet për secilën kategori të veprimtarisë.

Nëse furnizuesi i ndërtesës ndodhet në një situatë sipas së cilës e drejta e zgjedhjes, nuk mund të ushtrohet, atëherë personi i tatueshëm duhet të procedojë me rregullimin e TVSH-së së zbritur më parë, nëse ndërprerja e transaksioneve të tatueshme ndodh para fillimit të vitit të nëntë pas vitit kur fillon e drejta e zbritjes.

Next Post
VIDEO/ Ky qenush ishte duke ngordhur, por familja britanike bëri mrekullinë…

VIDEO/ Ky qenush ishte duke ngordhur, por familja britanike bëri mrekullinë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tragjedi në Rusi, të paktën 3 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur nga shpërthimi i zjarrit në kantierin industrial! Punëtorët vrapojnë nën panik

VIDEO/ Tragjedi në Rusi, të paktën 3 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur nga shpërthimi i zjarrit në kantierin industrial! Punëtorët vrapojnë nën panik

August 25, 2026
Ministri i Mbrojtjes viziton ushtarët në kufi, Katz: Trupat izraelite do të qëndrojnë në Siri për sigurinë e shtetit hebre!

Ministri i Mbrojtjes viziton ushtarët në kufi, Katz: Trupat izraelite do të qëndrojnë në Siri për sigurinë e shtetit hebre!

August 25, 2026
“Unë e lashë duhanin”- Rrëfimi i kardiologut të njohur: Bëjini nder zemrës, hiqni dorë edhe ju! (VIDEO)

“Unë e lashë duhanin”- Rrëfimi i kardiologut të njohur: Bëjini nder zemrës, hiqni dorë edhe ju! (VIDEO)

August 25, 2026
Fluksi turistik shënon rekord të ri, në muajin korrik hynë mbi 2.8 milionë shqiptarë dhe të huaj, INSTAT raporton rritje me 6.1%

Fluksi turistik shënon rekord të ri, në muajin korrik hynë mbi 2.8 milionë shqiptarë dhe të huaj, INSTAT raporton rritje me 6.1%

August 25, 2026
Thriller me zhdukjen e një 29-vjeçari dhe djalit të tij 5-vjeçar në Belgjikë! Gjenden dy trupa, autoritetet: Asnjë pistë nuk përjashtohet

Thriller me zhdukjen e një 29-vjeçari dhe djalit të tij 5-vjeçar në Belgjikë! Gjenden dy trupa, autoritetet: Asnjë pistë nuk përjashtohet

August 25, 2026
SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

August 25, 2026
Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!

Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!

August 25, 2026
Zbardhet dokumenti “Leptiri” që iu gjet Shahollit: Ja si planifikoi shërbimi sekret serb rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

Zbardhet dokumenti “Leptiri” që iu gjet Shahollit: Ja si planifikoi shërbimi sekret serb rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

August 25, 2026
“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

August 25, 2026
Shefi i CIA-s udhëtim sekret në Moskë, John Ratcliffe takime të nivelit të lartë me zyrtarët rusë!

Shefi i CIA-s udhëtim sekret në Moskë, John Ratcliffe takime të nivelit të lartë me zyrtarët rusë!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com