• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hygerta Sako: E qeshura ime u keqinterpretua, nuk kishte asnjë lidhje me racizmin

by Os De
12/11/2025 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin “Në kohë reale” në RTSH1, moderatorja e njohur sportive Hygerta Sako ka reaguar për herë të parë pas videove të përhapura në rrjetet sociale, që e tregojnë duke qeshur gjatë një momenti në emisionin “Super Gol”. 

Sako ka mohuar kategorikisht çdo akuzë për racizëm apo tallje me ndonjë lojtar, duke e cilësuar situatën si një keqkuptim dhe “dashakeqësi” të qëllimshme. 

“Kjo gjë nuk u bë virale në momentin që duhej bërë ndoshta virale, dhe nëse ky opinion kaq i ndjeshëm ndaj kësaj gjëje, duhej të kishte reaguar menjëherë sepse emisioni ishte live, është një emision shumë i ndjekur. Video po serviret pas 4-5 ditësh që ka ndodhur sepse ka ndodhur ditën e premte dhe unë mendoj që është një dashakeqësi, nuk e di se e kujt, se për të dëmtuar imazhin tim, se të “Super Golit”, se të RTSh-së në të tre rastet është vërtet shumë e ulët. Megjithatë e rëndësishme është që s’ka të bëj as me racizmin, as me talljen sepse “Super Gol” dhe unë personalisht e kemi treguar që s’kemi lidhje me këtë pjesë”, u shpreh Sako 

Moderatorja sqaroi se situata ka ndodhur gjatë një transmetimi live, në një moment ku ajo nuk kishte arritur të lexonte emrin e një lojtari për shkak të problemeve me shikimin. 

Sako theksoi se gjatë 30 viteve të karrierës së saj nuk është përfolur kurrë për bullizëm apo racizëm dhe se ndjen keqardhje që askush nga mediat që publikuan videon nuk e kontaktoi për të sqaruar situatën. 

“Ka qenë një situatë në emision ku të qeshurat kishin ndodhur dhe më parë, mbi vendosen dhe mua ma dërgon shefi i garave emrin e lojtarit të ndeshjes, mirëpo me problemet e mia sytë nuk arrita ta lexoj, duke qenë se dhe lojtarin nuk e kisha pasur shumë herë në lidhje ose dhe në ndeshje sepse bëhet fjalë për kategorinë e parë ishte e pamundur për mua që ta riprodhoja si emër, sepse nuk është një personazh i njohur, po themi që sapo e sheh si portret ti e dallon. Ajo ishte një situatë që unë po qeshja me veten time dhe me një problem me sytë e mi që dhe studio dhe të ftuarit e mi e dinë këtë gjë dhe gjithmonë bëjmë shaka. E qeshura mori për kot ashtu siç të zë e qara që nuk e ndalon dot dhe ka momente që nuk e kontrollon dot. Por unë kam 30 vite në këtë profesion, kam moderuar, kam pasur të ftuar pa fund. Kam 12 vite në studio sportive dhe në asnjë rast nuk jam përfolur kurrë as për bullizëm, as për racizëm. Më ka prekur, sepse unë jam realisht profesioniste, jam një njëri që dua ti jap secilit haku, që dua të respektoj këdo për çdo gjë të bukur që sjell në futbollin tonë dhe në momentin që unë denigrohem si figurë, si profesioniste, si gazetare për një gjë që nuk më ka rënë një telefonatë nga të gjitha këto portalet kaq të ndjeshme të më pyesin, Hygerta çfarë ndodhi? Askush, thjeshtë e marrin ashtu siç është dhe e keq interpretojnë ashtu siç duan, sepse sot fatkeqësisht gara është për klikime”, tha ajo. 

Nga ana tjetër, futbollisti i Burrelit, Arnold Kwaku Siaw, u shpreh se për të “çdo gjë është në rregull”, duke mbyllur kështu çdo polemikë rreth ngjarjes.
Ai me këtë rast ka theksuar se në Burrel ndjehet mjaft mirë dhe se ndjen se ka “një super mbështetje”, gjë të cilën e vlerëson shumë. “Gjithmonë kur bëj gol i drejtohem zotit”, tha ai. 

Next Post
“Ti ulu aty, ti këtu, ti më lëndove, ti je e bukur” – Mirë se vini në klasën e Donald Trumpit

“Vetëm një budalla bie në këtë kurth”/ Trump nuk kursen as të vetët, sulmon republikanët që kërkojnë hapjen e dosjes Epstein

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In