• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hungaria hedh akuza të rënda ndaj Ukrainës: Po ndërhyn në zgjedhjet tona, tentoi të ndikojë pro partive të opozitës

by Java News
30/03/2022 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka akuzuar udhëheqësinë e Ukrainës se ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme të Hungarisë, akuzë që më vonë është mohuar nga homologu i tij ukrainas.

Në një video të publikuar në mediat sociale, Szijjarto ka pretenduar se ka “koordinim të vazhdueshëm në mes të së majtës hungareze dhe përfaqësuesve të Qeverisë ukrainase”, dhe se Ukraina është duke tentuar të ndikojë në zgjedhjet e 3 prillit në Hungari, në të mirë të koalicionit të partive opozitare.

Szijjarto nuk ka ofruar të dhëna që mbështesin këto pretendime.

Këto deklarata kanë ardhur pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nisur një mori kritikash ndaj qasjes së Qeverisë së Hungarisë për luftën në Ukrainë.

Hungaria, për dallim nga pjesa më e madhe e aleatëve të Bashkimit Evropian, ka refuzuar që t’i ofrojë Ukrainës armë, apo të mundësojë transferimin e tyre përmes territorit të saj.

Qeveria hungareze ka kundërshtuar vazhdimisht edhe vendosjen e sanksioneve kundër importeve ruse të energjisë, duke thënë se kjo gjë do të dëmtonte thellë ekonominë e saj.

Kjo politikë ka shtyrë Zelenskyn që t’i bëjë thirrje kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili konsiderohet si aleati më i afërt i Kremlinit në Bashkimin Evropian, që të ketë qasje më të qartë për luftën.

“Dua të ndalem këtu dhe të jem i sinqertë. Ju duhet të vendosni për veten se me kë jeni”, ka thënë Zelensky duke iu referuar Orbanit, në një video-lidhje me liderët e bllokut evropian.

Në zgjedhjet e Hungarisë, Orban synon të fitojë një mandat të katërt në krye të Qeverisë.

Gjatë udhëheqësisë së tij 12-vjeçare, Qeveria e Orbanit ka krijuar lidhje më të forta ekonomike dhe diplomatike me Rusinë, dhe ka thelluar varësinë e Hungarisë ndaj naftës ruse dhe teknologjisë për energji bërthamore./m.j

Next Post
VOA: Familjet shqiptare shpenzuan më shumë se të gjithë në Europë për shëndetin gjatë Covid-19!

Shqipëria në 24 orët e fundit: 79 infektime të reja, asnjë humbje jete nga Covid, 50 të shëruar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In