Hungaria, 2100 “gjuetarë” refugjatësh në kufi
Po ngrihet një ushtri e vërtetë me policë dhe forca sigurie, në këmbët e murit që Hungaria po ndërton në kufirin shtetëror me Serbinë, për të ndalur valën e emigrantëve që tentojnë të hyjnë në vend. Një mijë policëve që tashmë ndodhen në mbrojtje të ngrehinës së re prej telash me gjemba, qeveria hungareze po i shton edhe 2100 “gjuetarë” refugjatësh, njësi speiale të policië, të paisur me kuaj e helikopterë, në përpjekje për të ndalur valën e të dëshpëruarve që hyjnë nga kufiri me Serbinë fqinje.
Kjo është dora e fortë e kryeministrit Viktor Orban, i cili po adotpon një politikë të ndryshme nga ajo e vendeve të tjera europiane të cilat nuk kanë marrë akoma masa kaq drastike, sa ngritja e mureve. Si të mos mjaftojë kjo, parlamenti hungarez ka në program, javën e ardhshme, diskutimin e dërgimit në kufi të ushtrisë së rregullt hungareze. Një hap që do ta ngronte edhe më tej tensionin në kufinjtë jugorë të Hungarisë. Ndërkohë të martën në kufirin hungarez hyri numri më i madh deri më sot, i refugjatëve: plot 2500 të tillë, ndër të cilët rreth 500 ishin fëmijë, të cilët vijnë nga zonat e luftës në Siri dhe Irak.