• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

HUMOR/ Vajza shqiptare që po çmend mbarë botën, një ngjarje mallëngjyese

by Aalison Pearse Stevens
19/06/2016 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Mborja

Një ngjarje e jashtëzakonshme po mahnit prej një jave mbarë Evropën dhe po i bën krenarë shqiptarët anembanë botës.

Prej disa ditësh, fotografitë e Manushaqe Likës, një vajzë e thjeshtë nga Tirana, po bëjnë xhiron e botës.

Çdo gjë filloi fare rastësisht. Manushaqja shkoi para dy javësh në Amsterdam për të takuar vajzën e xhajës, që është martuar me një hollandez. Të hënën e shkuar, rreth orës 10:13 minuta, Manushaqja po bënte xhiro e shkujdesur në rrugën De 9 Straatjes, ndërkohë që reporterja e famshme hollandeze Caroline van der Pol po merrte mendime nga qytetarët për një projektligj të debatuar në parlamentin hollandez.

Ndërsa Manushaqja po kalonte para saj, Caroline ju drejtua asaj në hollandisht, pasi e pandehu për hollandeze.

Kur Manushaqja i tha se ishte shqiptare, van der Pol nuk e besoi, por pas këmbënguljes së Manushaqes ajo u bind.

Duke e mbytur në komplimenta për pamjen, Caroline i tha Manushaqes se ajo nuk arrinte ta besonte si ishte e mundur që Manushaqja, edhe pse shqiptare, kishte buzë, gjoks dhe bythë si çdo evropian tjetër. Madje Caroline pranoi se gjinjtë e Manushaqes ishin më të bukura se të shumë anglezeve dhe gjermaneve që ajo kishte takuar në jetë.

Po ajo çka e habiti edhe më shumë Carolinen ishte fakti se Manushaqja fliste duke lëvizur nofullën e poshtme dhe nxirrte një zë të shtruar dhe të ëmbël, me timbër tipik europiano-perëndimor.

Nga mahnitja, Caroline van der Pol vendosi, aty për aty, e bëri një reportazh për Manushaqen. Reportazhi i titulluar “Shqiptarët janë gati-gati njerëz si ne ” shoqërohej me dhjetra foto të Manushaqes duke prekur buzët, vithet, flokët dhe pjesë të tjera të trupit apo duke bërë shenjën e shqiponjës para gjoksit të zbuluar.

Artikulli u bë viral në rrjet dhe fotografitë e Manushaqes u ribotuan në shumë media evropiane dhe po i çmendin të gjithë, pa përjashtim, anglezët, francezët, belgët, gjermanët, etj.

Mediat hollandeze kanë raportuar rreth 32 raste qytetarësh që vrapojnë kuturu rrugëve të Amsterdamit pas kontaktit me fotot e Manushaqes. Vrapues të çmendur nga gjinjtë e Manushaqes janë parë edhe në Kroaci, Danimarkë, Finlandë dhe Angli.

“Gjinj të tilla,” u shpreh James, 23 vjeç, nga Gloucester i Britanisë, para se të fillonte të vraponte si i çmendur “mund t’i arrijnë vetëm kombe të përparuara dhe shkolluara”. “Jam i bindur”, vazhdoi ai, “se sistemi juaj arsimor duhet të jetë nga më të zhvilluarit në botë.”

Kurse Nicole, nga Parisi, u shpreh se bythë kaq të bukura sa të Manushaqes mund të jenë vetëm rezultat i “një kulture të lashtë. Gjykuar nga to, mendoj se shqiptarët duhet të jenë një popull me kulturë të pandërprerë mijëra vjeçare dhe histori shumë të pasur,” theksoi ajo.

Duke folur për median vendase, Ambasadorja shqiptare në Hollandë u shpreh se “Shqipëria ndihet krenare për bijën e saj, e cila si rezultat konkret i reformave të Kryeministrit Rama, ka arritur të tregojë se arti shqiptar është i një niveli aq të arrirë, sa Hollanda duhet të hapë patjetër një ekspozitë me skica të Kryeministrit Rama”.

Suksesi i trupit të Manushaqes, veçanërisht i gjoksit e bythëve të saj, erdhi si një lajm i shumëpritur për kombin shqiptar, i cili më në fund ndihet e vlerësuar dhe i respektuar kudo në botë. Prej një jave, mediat e Shqipërisë dhe Kosovës i kanë kushtuar hapësirën kryesore gjinjve të Manushaqes duke theksuar, ndër të tjera, ndikimin e madh që ato priten të kenë në integrimin eruopian të vendit.

Ndërkohë, mijëra shqiptarë të thjeshtë kanë përshëndetur këtë arritje të Kombit duke postuar komente, falenderime, vlerësime të panumërta në Facebook dhe rrjete të tjera sociale për Manushaqen. Në shumë pprej postimeve, theksohet fakti se gjinjtë e Manushaqes nuk janë një rast i shkëputur, pasi kombi jonë ka shumë të tilla.

“Deri më sot, ne ishim munduar të përvetësonim si shqiptare gjinjtë e Jennifer Lopez apo Sandra Bullock, duke nënvlerësuar tonat” u shpreh Moza, 56 vjeç, duke shtuar se “nga tani e tutje, falë vetëdijësimit që na solli Manushaqja, shqiptarët ndihen krenarë dhe kryelartë krah vendeve më të zhvilluara të botës.”

Historia e Manushaqes, natyrshëm, ka ngjallur një valë të re optimizmi mes të gjithë qytetarëve në Shqipëri. “Kisha vendosur të largohesha jashtë shtetit, në Hollandë,” shkruan në Facebook, Genci, 19 vjeç. “Por kur pashë se ato që unë kërkoja në Hollandë, ne i paskemi në Shqipëri, vendosa të mos largohem më kurrë nga atdheu,” përfundon ai mesazhin, i cili shoqërohet me një fotografi ku, plot krenari, ai ka formuar shqiponjën me duart vendosur mbi zemër.

Exit/d.i.

Next Post

Veliaj me motoçiklistët: I shërbejnë promovimit të Shqipërisë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti në Ankara, Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s

Samiti në Ankara, Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s

July 7, 2026
Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

July 7, 2026
Plagosen tre vajza në Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në Durrës, dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

July 7, 2026
NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

July 7, 2026
Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

July 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Ndryshime të mëdha, lajme të mira dhe mundësi të arta për të 12 shenjat e zodiakut

July 7, 2026
Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

July 7, 2026
Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

July 7, 2026
Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati, Veliaj: Do prekim çdo rrugicë

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

July 7, 2026
“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In