Nga Fitim Zekthi
Vdekja do të vijë për të gjithë. Ajo në fund të fundit është hak për të gjithë.
Ajo shkakton dhimbje tek të afërmit, miqtë, shoqëria, por ajo është më e madhe kur ndërrojnë jetë njerëz në moshë të re, njerëz që janë pasuri për shoqërinë dhe vendin.
Ikja nga kjo botë e përkohshme e Namir Lapardhasë shkakton dhimbje shumë të madhe jo thjesht sepse ai ishte i ri, por sepse ishte një qenie njerëzore e mrekullueshme, ishte një mendje e bukur dhe nje zemër e madhe.
Shkrimet, librat, analizat, sjellja, diskutimet e tij nuk ishin thjesht akt vullneti, por akt inteligjence dhe virtyti.
Gjëra që janë bërë shumë të rralla në jetën tonë dhe shoqërinë tonë, si përkorësia dhe dlirësia, ky njeri i kishte identitetin e vet themelor.
Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi dhe ne gjithmonë jemi të kënaqur me çfarë Ai cakton pavaressisht dhimbjes therese qe ndjejme.
Zoti e mëshiroftë, dhe e marrtë në mbrojtjen e Vet!











