• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja turpëruse ndaj PSG i “vë kapakun”, shkarkohet Ancelotti

by Java News
28/09/2017 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Carlo Ancelotti është larguar nga detyra si trajner i Bayern Munich, pas startit tepër të dobët në këtë sezon. Gjithçka u vendos pas humbjes shokuese ndaj PSG-së me rezultatin 3-0.

Dështimi në Europë i kushtoi vendin e punës teknikut të njohur, një vendim që ishte paralajmëruar pas lojës së dobët që bavarezët shfaqën në kampionat dhe menaxhimit të keq që iu bë disa senatorëve të skuadrës më të titulluar gjermane.

Loja prej të nënshtruari dhe zgjedhjet e diskutueshme të formacionit me Robben dhe Ribery në pankinë, shtuan furtunën që kulmoi me shkarkimin e trajnerit.

Për herë të parë në karrierën e tij, Carlo Ancelotti u gjend përballë me situata shpërthyese brenda dhomave të zhveshjes, pikërisht në atë aspekt ku ishte krenuar në thuajse çdo skuadër që ka drejtuar në kontinentin e vjetër.

Edhe në kampionat gjigantët e Bundesligës janë paraqitur dobët ku deri tani janë në vendin e tretë. Bayern edhe ne ndeshjet parasezonale ka pësuar humbje nga Arsenal, AC Milan, Inter Milan, Liverpool dhe Napoli.

Paraqitjet e dobëta ka bërë që Ancelotti të largohet pas vetëm një sezoni nga klubi. Ancelotti mendoi fillimisht për dorëheqjen, por Bayern e shkarkoi para Krishtlindjeve, një situatë e cila nuk regjistrohej në Bavari që prej 1991./a.m.

 

Next Post
Provokimi serb: “UNESCO e Interpol shembull se pa Serbinë s’ka zgjidhje për Kosovën”

Provokimi serb: “UNESCO e Interpol shembull se pa Serbinë s’ka zgjidhje për Kosovën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com