Carlo Ancelotti është larguar nga detyra si trajner i Bayern Munich, pas startit tepër të dobët në këtë sezon. Gjithçka u vendos pas humbjes shokuese ndaj PSG-së me rezultatin 3-0.
Dështimi në Europë i kushtoi vendin e punës teknikut të njohur, një vendim që ishte paralajmëruar pas lojës së dobët që bavarezët shfaqën në kampionat dhe menaxhimit të keq që iu bë disa senatorëve të skuadrës më të titulluar gjermane.
Loja prej të nënshtruari dhe zgjedhjet e diskutueshme të formacionit me Robben dhe Ribery në pankinë, shtuan furtunën që kulmoi me shkarkimin e trajnerit.
Për herë të parë në karrierën e tij, Carlo Ancelotti u gjend përballë me situata shpërthyese brenda dhomave të zhveshjes, pikërisht në atë aspekt ku ishte krenuar në thuajse çdo skuadër që ka drejtuar në kontinentin e vjetër.
Edhe në kampionat gjigantët e Bundesligës janë paraqitur dobët ku deri tani janë në vendin e tretë. Bayern edhe ne ndeshjet parasezonale ka pësuar humbje nga Arsenal, AC Milan, Inter Milan, Liverpool dhe Napoli.
Paraqitjet e dobëta ka bërë që Ancelotti të largohet pas vetëm një sezoni nga klubi. Ancelotti mendoi fillimisht për dorëheqjen, por Bayern e shkarkoi para Krishtlindjeve, një situatë e cila nuk regjistrohej në Bavari që prej 1991./a.m.










