• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Humbja triumfale e Ramës dhe dy B-të humbëse të PD-së

by Lorenc Vangjeli
13/03/2022 23:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Zgjedhjet e 6 marsit patën një tris humbjeje. Më saktë, në zgjedhje humbën të gjithë protagonistët që morrën pjesë, me përjashtim të vetë votuesit shqipar.

Humbësi i parë monumental është zoti Basha. Ai nuk di të bëjë gjë tjetër dhe humbja nuk i ngjet humbjes vetëm në përmasë sepse edhe justifikimet për to i ka njëlloj. Basha u vërtetua se është minorancë tronditëse jo vetëm në shoqërinë shqiptare, por edhe në partinë e tij që pretendonte pak muaj më parë se e kontrollonte deri në skajin e 97 për qindshit. Për gjithë kënd tjetër, ky do të ishte një epilog i mjaftueshëm për të mbyllur çdo hesap me zyrën, kurse Basha pretendoi që në të gdhirë të 7 marsit se “…nuk ka humbur asnjëherë asnjë garë!”.

Nguti i Bashës për të takuar një grup mësuesish të nesërmen e zgjedhjeve, të cilët i siguroi se “…beteja vazhdon”, është së paku qesharak si çdo gjë që përsëritet përtej një caku logjik. Refuzimi për të dhënë dorëheqjen si një akt vetëmarrjeje përgjegjësie mbi veten, është mjerim politik, është provë se ose zoti Basha është tërësist i shkëputur nga realiteti, ose se një hall i madh e mban ende dhunshëm në zyrën e tij të blinduar.

Kur Basha refuzon të ikë edhe në një rast të tillë, në çfarë rasti, në çfarë rrethanash, për çfarë rrethanash apo për çfarë motivesh ai, si kryetar opozite, do të kërkonte dorëheqjen e qeverisë? Çfarë gjëme duhet të bëjë Rama që kur Basha të bërtasë në shesh: Rama Ik!, publiku ta ndjekë pas dhe t’i japë një të shtyrë ikjes së kryeministrit? Sa kohë që mbërthehet me thonj, si macja në xham për të mos shkarrë deri në fund, sa kohë që e zgjat agoninë e qëndresës si zullum vetjak, Basha me gjasë do të jetë i fundit në PD që do të kuptojë se ka prekur fundin.

Tashmë është e qartë për këdo se ai mund të ishte një djalë i mire, i lexuar dhe i buzëqeshur, por punës së drejtimit të një partie në opozitë, i ka rënë kot në qafë. Çfarë mund të mbajë ende me vete në këto rrethana, nuk është ndonjë suvenir nga zyra, por pak, fare pak dinjitet. Dhe me siguri, më shpejt sesa vonë, Basha do të vendosë vetë të iki. Eshtë vetëm çështje ditësh kur ai do të rrëshkasë nga xhamat e zyrës së tij.

I humbur i madh i këtyre zgjedhjeve është edhe ai që shpalli fitoren, Doktor Berisha. Shifrat e tij mbi Lulin dhe Shkodra që i dha Bardhit, janë shumë pak në përballjen e tij me Gazin e PD-së zyrare. Eshtë ushtrim i pamundur logjik për një politikan të sërës së tij që ta numërojë të dielën e shkuar si fitore. Sepse realisht ai ka humbur në mënyrë totale dhe i ka dhënë partisë së tij dhe gjithë demokratëve një humbje mizore. Ai ju tregoi, se falë edhe atij vetë, pushteti është një ëndërr të cilën ata nuk do ta shohin kurrë dhe se zgjimi mbas çdo palë zgjedhjesh, do të jetë makth. Nëse gëzohet se lagu të mbyturin, atëherë ky është shërbimi më i mirë që Doktori i bën kryeministrit. Edhe pse nuk do ta pranonte kurrë publikisht, së bashku me Bashën, Doktori krijon çiftin e dy B-ve të PD-së, që i vlejnë në zgjedhje Ramës me shumë se dy B-të e P-së, Balla e Braçe.

I humburi i tretë është dramatik. Ndryshe nga sa urdhërojnë shifrat e Celibashit të KQZ-së që e nxjerrrin fitues në pesë bashki nga gjashtë, në një garë që ai vetë e bëri si shëtitje, Rama është i humburi tjetër i madh duke triumfuar në këto zgjedhje. Krejt ndryshe nga sa i thonë servilët, ndryshe nga sa i shpjegojnë sondazhet, ndryshe nga sa i brohorasin mbështetësit, ai ka humbur mundësinë që edhe për një kohë të pacaktuar të ketë përballë një opozitë reale. Rama ka nevojë pikërisht për këtë gjë: një opozitë të fortë që të mundë të balancojë pushtetin e tij. Budallenjtë e shumtë që përdorin fjalën publike në Tiranë, ata që i japin zë fjalëve nga fundshpinat e tyre, janë të bindur se opozita e dobët i jep shans qeverisjes që të jetë më e fortë. Në fakt është krejtësisht e kundërta; opozita e dobët e bën qeverisjen më arrogante. Maxhoranca dhe opozita janë dy enë paralele, që i japin forcë dhe dobësi njëra-tjetrës. Herët e vonë, dobësia e Lulopozitës, do të jetë tipar i qeverisjes së tij që ai e mban në këmbë me karizmën vetjake dhe fatin që e ndjek pas si qen shtëpiak, edhe pse me gjasë, nuk i njeh dot emër për emër ministrat anonimë të kabinetit të tij. Edhe pavarësisht zhgënjimeve të tij të shumta me ta.

I vetmi fitues real në këto zgjedhje është publiku shqiptar. Shifrat e pjesmarrjes në një palë zgjedhje aspak frymëzuese janë të jashtëzakonshme. Duke pasur parasysh se pothuaj një në dy shqiptarë të regjistruar në listat e votimit nuk ndodhen fare në Shqipëri, 30 për qindshi i votuesve të së dielës, është realisht 60 për qind. Kjo është prova se vota në Shqipëri, ky mjet i mrekullueshëm i demokracisë është gjallë dhe besohet nga publiku. Edhe pse gjithmonë e më pak atë po e meritojnë ata që gjallojnë në politikë. Të cilët, në këto kohë dramatike e të errëta që po kalon vendi dhe gjithë bota, shkëlqejnë pafund me provincialitetin e tyre komik.

Next Post
‘Dita e të dashuruave me shi’/ Keni plane për fundjavën? Moti merr kthesën e papritur

Diell dhe rritje temperaturash, si parashikohet moti për sot

Comments 1

  1. Bira Çelësit shoku Çipit….. says:
    4 years ago

    O Lencooooo….çpate o djalkë, me këtë shkrim të dobët ?
    E ke ulur pjacën. Tre shkrimet e fundit, i kishe “perla” gazetarie, kurse këtë, e ke shkrojtur tamam si me qenë Basir Çollaku …..miku Salianës i Dumës së PiDhisë…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Kriza e vetme politike që kemi, është politika ndaj drejtësisë

January 9, 2026
Durrës, banorët në protestë para Bashkisë: Ende nuk jemi dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara

Durrës, banorët në protestë para Bashkisë: Ende nuk jemi dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara

January 9, 2026
Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

January 9, 2026
Ndan lajmin e hidhur, deputeti Agron Shehaj humb babanë: U rrit jetim, por la pas familje të madhe! Do ta kujtojmë gjithmonë si luftarak!

Ndan lajmin e hidhur, deputeti Agron Shehaj humb babanë: U rrit jetim, por la pas familje të madhe! Do ta kujtojmë gjithmonë si luftarak!

January 9, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Takimi me Salianjin “rindezi” PD-në? Alimehmeti: Kishte një përgjumje, partia u zgjua!

January 9, 2026
Infrastrukturë e fortë, njerëz të përkushtuar: Vodafone Albania siguron ndërlidhje edhe në situata emergjence

Infrastrukturë e fortë, njerëz të përkushtuar: Vodafone Albania siguron ndërlidhje edhe në situata emergjence

January 9, 2026
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

January 9, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Përmbytjet/ Çupi: Menaxhim i mirë i situatës nga qeveria. Akuzat e opozitës? “Ngre veshët” në kohën e fatkeqësive

January 9, 2026
“Numri i emigrantëve ka zbritje me 30%, nga 2011″/ INSTAT rrëzon interpretimet mbi popullsinë: Ja si bëhet përllogaritja

Lantona Sado merr detyrën si Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT

January 9, 2026
“Mbaja thikë me vete, pija bar…”- Nga përdorimi i drogës te divorci me partneren e parë,Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës 

“Mbaja thikë me vete, pija bar…”- Nga përdorimi i drogës te divorci me partneren e parë,Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës 

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In