• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja që nisi në vitin 2009

by Altin Ketro
14/05/2025 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Nëse duan që të projektojnë të ardhmen politike, liderët duhet të kenë guximin të mësojnë nga gabimet e së shkuarës. Nga ky këndvështrim, nuk përbën asnje çudi që Partia Demokratike i humbi zgjedhjet më 11 maj 2025. Por kjo humbje nuk ndodhi rastësisht. Ajo kishte nisur të ravijëzohej që në vitin 2009.

Nëse kthehemi pas në kohë, do të shohim pesë arsye kyçe pse PD, pavarësisht një morie arritjesh në qeverisje, nuk arriti të sigurojë një shumicë të qartë në ato zgjedhje, të cilat i kishte detyrim t’i fitonte.

Së pari, liberalizimi i vizave ishte një sukses diplomatik i rëndësishëm, por që nuk u kapitalizua politikisht.

Së dyti, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, si një arritje historike, nuk u përkthye në besim të plotë elektoral.

Së treti, ndërtimi i Rrugës së Kombit, për nga rëndësia strategjike dhe investimi publik, nuk e bindi elektoratin se ishte fryt i një qeverisjeje vizionare.

Së katërti, aleatët që PD kishte në krah, “vagonët” e shumtë që tërhiqte lokomotiva e saj politike, nuk sollën një sinergji reale.

Së pesti, kryetari i opozitës së atëhershme, Edi Rama, nuk ishte pjesë e listës për deputet, pasi kishte zgjedhur të mbante detyrën e kryebashkiakut të Tiranës. PD nuk arriti të ndërtojë një narrativë të qartë kundër këtij pozicionimi të paqartë të liderit të opozitës, duke humbur rastin për ta vënë në siklet kundërshtarin dhe për të fituar terren moral e politik.

Përkundër këtyre avantazheve, PD dhe Sali Berisha nuk arritën më shumë se 70 mandate. Jo vetëm që nuk mjaftonin për të qeverisur të vetëm, por përbënin edhe një paralajmërim serioz për krizën e ardhshme politike të së djathtës.

Ato zgjedhje ishin më shumë se një garë; ishin një test për katër vitet e para të qeverisjes së Berishës. Dhe ai test nuk u kalua.

Herën e parë, në vitin 2005, kur populli e solli në pushtet Berishën, ndodhi për shkak të gabimeve të qeverisjes së Nanos, e jo thjesht për meritën e Saliut. Por pasi nuk mori votëbesimin e dytë pa mëdyshje, atëherë kjo tregoi se ai kishte dështuar gjatë mandatit të parë. Kjo pra ndodhi me Berishën në vitin 2009.

Që nga ai moment, PD duhej të kishte reflektuar thellë. Në vend të kësaj, u zgjodh një aleancë e panatyrshme me LSI-në e Ilir Metës, që e kishte ndërtuar fushatën mbi retorikën anti-Berisha.

Me këtë aleancë, Berisha u hodhi hi syve demokratëve, ku një marrëveshje meskine paszgjedhore, e trajtoi sikur të kishte fituar zgjedhjet. Asokohe, nuk pati analizë të brendshme. Asnjë shenjë reflektimi, asnjë kërkim përgjegjësie nga Berisha. Dhe as në zgjedhjet e mëvonshme nuk u bë ky proces.

Sot, në vitin 2025, Partia Demokratike dhe Sali Berisha janë përballur me një tjetër disfatë të thellë, pasojë e drejtpërdrejtë e asaj që nuk u kuptua dhe nuk u pranua në vitin 2009. Ajo futi në garën për kryeministër një lider që nuk shkëlqeu as kur ishte në zenitin e tij, duke treguar se mësimet e së kaluarës vazhdojnë të shpërfillen edhe sot.

Asnjë humbje nuk është e papritur kur mbillet me vite të tëra vetëkënaqësie, kokëfortësie dhe mungese reflektimi e organizimi.

Next Post
LIVE / Socialistët festojnë triumfin e 11 Majit, Rama fjalim falënderimi para mijëra mbështetësve

LIVE / Socialistët festojnë triumfin e 11 Majit, Rama fjalim falënderimi para mijëra mbështetësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In