• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja që fillon nga Tropoja…

by Artur Ajazi
18/04/2021 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Humbja e Partisë Demokratike, ka nisur nga dita e djelë, dhe pikërisht nga Tropoja. Nga qyteti i masakruar nga politika e Sali Berishës, nga qyteti  që nuk ka parë një ditë të bardhë nga Partia Demokratike, nga qyteti që në 8 vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste, thuajse ka rilindur.

Dhe pikërisht tatëpjeta e Lulzimit kësaj here do të vijë nga Tropoja, nga “daullet” e sheshit të atij qyteti, që për 30 vjet ka qenë i harruar dhe injoruar nga ai që duhej të ishte “simboli” i saj, por që në fakt nuk shkel atje për “1001 arsye pune”. Edhe mitingu i Lulzimit, ngjasonte më tepër me një ringjallje të Sali Berishës atje. Timbri i zërit, xhestet, thirrjet, dy gishtat lart, apo dhe nisja e fjalimit me fjalët “tropojse dhe tropojsa”, nuk kishte lidhje fare me ftesën e tij për “fitore”.

Në Tropojë Lulzimi vajti natën vonë, pasi kishte përshkuar “9 qytete të vendit me mitingje spontane”. Dhe në mëngjes e pritën dhjetra banorë të atij qyteti. Tropojanët nuk harrojnë lehtë bëmat e Partisë Demokratike, nuk harrojnë lehtë hasmëritë që mbolli ajo parti sa ishte dhe kishte pushtet, nuk harrojnë lehtë përdorimin e djemve të saj për interesat e Sali Berishës dhe klanit të tij, nuk harrojnë lehtë përdorimin e militantëve për interesat e pushtetit duke i përdorur ata madje edhe kundër vëllezërve të tyre në  Jug në 1997.

Humbja e Partisë Demokratike, ka nisur si “orteku”  nga Tropoja. Ka nisur dhe nuk do të ndalet, sepse Tropoja nuk mund ti japë më besë Lulzimit, që e provoi pushtetin për 8 vjet, dhe nuk vuri një “tullë” në qytetin e tyre. Humbja e madhe ka nisur nga Tropoja, nga qyteti që u masakrua në 1997-1998, dhe nuk munguan viktimat e politikës edhe për 2 dekada të tjera. Lulzim Basha nuk mund të shkonte atje si “mëkëmbësi” e Berishës. Ai nuk shkoi atje si kryetari i Partisë Demokratike, por si i dërguari i Doktorit.

Ai u ringjalli tropojanëve sozinë e Berishës, ndaj dhe pritja ishte e vakët, e stisur, e parapërgatitur, dhe nuk ngjallte asnjë interes.Tropoja do të votojë për vazhdimësinë, do të votojë Petrit Malajn, birin e saj, intelektualin, dhe premtuesin serioz. Humbja e opozitës së përçarë, ka nisur  kësaj here nga Tropoja, dhe nuk kishte se si të niste më bukur. Fushata e Lulzimit, thuajse është mbyllur nga Tropoja. Atje, ai bëri pamundësinë e madhe për tu mbushur mëndjen tropojanëve të votonin PD e Doktorit në fakt, por mori prej tyre zhgënjim.

Karvani i Lulzimit me makina, flamuj dhe thirrje “Rama ik”, ka mbetur i qorrollisur rrugëve, në kërkim të mbështetjes popullore. Janë të njëjtët njerëz, të njëjtët mitingashë, që ulurasin dhe kërcënojnë me pushtetin e hakmarrjes ndaj  socialistëve, ndaj dhe dështuan.

Lulzimi akoma nuk e ka kuptuar, se Edi Rama e ka të fituar betejën e 25 Prillit, akoma nuk e ka kuptuar se nuk mund të fitojë zgjedhjet me imazhin e Sali Berishës dhe stilin e tij elektoral, akoma nuk e ka kuptuar se Veriu i Shqipërisë nuk është më “bastion” i dy gishtave mashtruese, por i premtimeve të mbajtura.I vetmi që nuk mundi të  ndahet dot nga “babai politik” ka mbetur Lulzimi, si nostalgjiku  i fundit  i  ish-kryetarit  problematik.

Next Post
“Të qash e të qeshësh!”/ Rama ia kthen Presidencës për projektin Vlorë-Orikum: Do presim edhe pak Metën sa të lexojë ndonjë gjë

"Me 25 prill del i rruar dhe i qethur", Meta i përgjigjet Ramës: Mos e dëgjoni kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme pas protestës

July 6, 2026
Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

July 6, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Shtohen rastet me alergji gjatë verës, mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

July 6, 2026
Shqipëria pajiset me topa turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë

Shqipëria pajiset me topa turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë

July 6, 2026
“Përçarje” në BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

“Përçarje” në BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

July 6, 2026
I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Shkodër, lëndë plasëse në një automjet, ja informacionet paraprake

July 6, 2026
Vritet i riu shqiptar në Suedi, dyshohet se u ngatërrua në përplasje bandash, reagon i ati

Vritet i riu shqiptar në Suedi, dyshohet se u ngatërrua në përplasje bandash, reagon i ati

July 6, 2026
Bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

Bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

July 6, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

“Flamingot shtegëtuan nga bulevardi”, Demo për protestën: Flasim me këdo për të ofruar produkt real për njerëzit

July 6, 2026
Trump “thumbon” me meme Melonin. Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Trump “thumbon” me meme Melonin. Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In