• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja që do vijë prej një sjellje të tillë!

by Alfred Peza
26/02/2019 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Mënyra sesi opozita e menaxhoi të parën protestë të saj përballë Parlamentit, pas daljes nga sistemi nëpërmjet aktit të dorëzimit të mandateve, është pasqyra më e mirë për të kuptuar nëse kjo filozofi do ta çojë atë drejt humbjes apo në fitore. Sepse ndërkohë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke zhvilluar procedurën formale të ikjes së opozitës nga pushteti legjislativ, ajo ka dalë në rrugë për të protestuar, duke qëndruar përballë mazhorancës dhe qeverisë.

Koiçidencë apo e kërkuar, rastësi ose jo, fakt është se ky moment i daljes së opozitës në rrugë, përkoi me votimin e strukturave të reja të reformës në drejtësi; Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Votimi i këtyre dy institucioneve i hap rrugën përfundimisht, ngritjes së dy prej institucioneve më të rëndësishme të reformës në drejtësi: Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Mazhoranca, një pjesë e mirë e opinionistëve dhe e opinionit publik, besojnë se nisja e funksionimit të SPAK dhe BKH, po na çon drejt momentit të shumpritur të hapjes së “Kutisë së Pandorës”, së këtyre 30 viteve të fundit. Gjurmët e këtij hapi të madh për drejtësinë e re, të çojnë tek ajo pjesë e elitës së korruptuar dhe të kriminalizuar të vendit, që ka bërë e po bën ende çmos që të mos vinte kjo ditë. Pjesë e kësaj bërthame jo të vogël njerëzish të inkriminuar, që kanë dominuar jetën e Shqipërisë post komuniste nëpërmjet instalimit të kulturës së pandëshkueshmërisë, besohet se janë edhe nga radhët e opozitës aktuale.

Reagimi i përfaqësuesve dhe përkrahësve të PD e LSI përballë godinës së Parlamentit, ishte po aq ekstrem sa edhe akti i paprecedentë i dorëzimit të mandateve të deputetëve dhe dalja nga sistemi. Kjo e detyroi Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) që të deklaronte se “dhuna nuk është përgjigja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetpërmbajtje e përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë”.

Kjo sjellje e opozitës sonë, tregon se ajo është duke shkuar me këmbët e saj, drejt një humbje të sigurtë. Jo vetëm se ajo nuk pat një shkak të qenësishëm për të përligjur hedhjen e një hapi që nuk e ka hedhur asnjë opozitë tjetër politike në historinë e botës demokratike. Por, edhe për shkak se asaj i duhet që të gjejë jo vetëm argumentat e duhura, por edhe forcën për të frymëzuar qytetarët, për atë ajo e cilëson si si një kauzë të drejtë. Aktet e drejta politike, ngrihen mbi kauza të mëdha morale, të cilat herët ose vonë arrijnë që të frymëzojnë, të gjejnë përkrahje dhe mbështetje të madhe popullore, derisa në mënyrë të pashmangshme edhe triumfojnë.

Historia e njerëzimit ka treguar se politika mund ta udhëheqë popullin vetëm në dy mënyra: Ose me moralin e forces, ose me forcën e moralit. Asnjë opozitë në botën demokratike të epokës moderne, nuk ia ka dalë që të rikthehet në pushtet, nëpërmjet forcës. Nëpërmjet dhunës. Nëpërmjet zjarrit. Nëpërmjet djegies. Nëpërmjet shkatërrimeve. Nëpërmjet sulmit mbi institucionet legjitime. E aq më pak nëpërmjet goditjes së zemrës së demokracisë: Parlamentit. Vetëm ajo forcë apo grupim politik që nuk e ka të drejtën me vete, që nuk e ka moralin e kauzës me vete, që nuk e ka popullin me vete e gjen zgjidhjen tek dhuna.

Opozita në një sistem të demokracisë funksionale si kjo jona, mund të fitojë vetëm nëpërmjet një alternative: Me anë të forcës së moralit. Nëse opozita jonë do ta kishte të drejtën me vete, nuk duhet dhe nuk kishte pse të dilte nga sistemi. Por edhe tani që doli, nuk duhet ta luftojnë atë, duke e djegur me zjarr nga jashtë. Nëse e drejta është në anën e tyre, ajo është në anën e popullit. Nëse e drejta është në anën e popullit, nuk ka shtet e qeveri në botë, që ta ndalë fuqinë e saj.

Fuqia e shumicës reale popullore, forca e moralit dhe energjia e të drejtës së saj nuk mbështeten tek dhuna, por tek drejtësia e kauzës që opozita ka përqafuar. Skenat që pamë përpara Parlamentit, treguan se opozita jonë mund të pretendojë gjithçka, por faktet treguan se popullin nuk e ka me vete. Sepse nëse do kishte popullin, nuk do të frymëzonte dhunën dhe nuk do të qëndronte në anën e saj. Ndaj, tek protesta e parë e opozitës pas dorëzimit të mandateve, u pa veç humbja që vjen nga një sjellje e tillë! (Alpenews)

Next Post
Basha përkujton 20 shkurtin: Pas 28 vitesh jemi përballë një sfide të ngjashme, kemi regjim antidemokratik

Balla: Lulzim Basha po s’organizoi PD, do humbasë edhe në Kamëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Auditim në SHISH pas arrestit të Hysenit”- Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë kreu i SPAK dhe kryeministri Rama: Nuk u cenua siguria kombëtare

September 28, 2026
Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

September 28, 2026
Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)

Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)

September 28, 2026
“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

September 28, 2026
Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

September 28, 2026
Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

September 28, 2026
Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit

Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit

September 28, 2026
Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

September 28, 2026
Mbrëmje historike në Los Angeles, Taylor Swift thyen rekorde në MTV Video Music Awards 2026

Mbrëmje historike në Los Angeles, Taylor Swift thyen rekorde në MTV Video Music Awards 2026

September 28, 2026
Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com